Pas aksidentit të trefishtë të ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, në segmentin Kthesa e Kamzës-Qafë Kashar, ku një person humbi jetën, një tjetër ra në prangat e policisë.

Bëhet fjalë për një 32-vjeçar të identifikuar si F.Rr, banues në Tiranë, i cili u kap duke drejtuar pa leje njërin prej automjeteve të dëmtuara.

aksident u përfshinë tre automjete, në njërën prej të cilave udhëtonte 23-vjeçari, i cili humbi kontrollin në autostradë dhe nga shpejtësia ‘fluturoi’ mbi trafikndarëse duke përfunduar në krahun tjetër të rrugës dhe duke aksidentuar edhe dy mjete të tjera.

Përpos 23-vjeçarit të identifikuar si Xhemal Gogo që ndërroi jetë i plagosur mbeti edhe një tjetër person por ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital. I riu që humbi jetën dyshohet se ishte duke folur në telefon duke humbur kontrollin e mjetit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.Rr., vjeç 32, banues në Tiranë, pasi në autostradën Durrës-Tiranë, në Kashar, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”, i cili është përfshirë në aksident me mjetet tip “Jeep Kabriole” dhe “Peugeot”, me drejtues shtetasit Xh.G., dhe J.H., vjeç 25 e 24, banues në Tiranë, për pasojë, ka vdekur drejtuesi i mjetit Xh.G., kurse drejtuesi J.H., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 291 i Kodit Penal.