Sipas autoriteteve, aksidenti ndodhi për shkak se njëra prej makinave ndërroi korsi në mënyrë të gabuar. Edhe dy Lamborghinit e tjerë u përfshinë në aksident.
Kurse sipas dëshmitarëve okularë, njëra nga makinat humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat anësore të rrugës, duke shkaktuar edhe përfshirjen në aksident të dy automjeteve që ndodheshin pas saj.
Makinat e shkatërruara ishin një Lamborghini Aventador me vlerë 288 mijë paund dhe dy Lamborghini të tjerë Gallardo me vlerë 360 mijë paund.
Drejtuesit e automjeteve dolën të padëmtuar nga zjarri që përfshiu makinat.
Sipas shefit të zjarrfikësve, njëra prej makinave ishte shkrumbuar tërësisht, kurse dy të tjerat ishin dëmtuar në atë fazë saqë nuk mund të riparoheshin.
Ai gjithashtu konfirmoi se makinat kishin thyer limitin e shpejtësisë prej 110 km/orë.
(v.gj/shqiptarja.com)