Pasagjerët e lënduar nga aksidenti i veturës dhe autobusit që përfunduan në lumin Lanë kanë lënë ambjentet e spitalit, ndërsa urbani edhe pas 12 orëve ndodhet akoma në vendin e ngjarjes. ReportTv mëson se policia rrugore po kryen hetimet dhe dyshohet për një defekt teknik të autobuzit duke humbur kontrollin.

Njëri prej të lënduarve nga aksidenti mori telefonin dhe varësen nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Report Tv ka siguruar foton e veturës e dëmtuar plotësisht, ndërsa autobusi ende nuk është nxjerrë nga skarpatet e lumit “Lana”.

Policia rrugore po heton dy pista, atë të një defekti teknik në autobus, ku mendohet se ishin rreth 50 persona dhe parakalimit të gabuar të veturës.

Report Tv mëson se shoferi i autobusit ka deklaruar se po futej në stacion për të marrë pasagjerët por në një moment ka dalë jashtë kontrollit duke marrë xhiro shpejtësie dhe për të shmangur tragjedinë ai ka devijuar në Lanë. Dyshohet edhe për një parakalim të gabuar të shoferit të veturës në momentin që autobusi kishte ndezur sinjalin e bllokimit të krahut të majtë në blv. “Gjergj Fishta”.

Edhe këtë të shtunë vendi ku ndodhi aksidenti ishte i rrethuar me shiritin skenë krimi ndërsa ekspertët po shohin mundësin e zhvendosjes së urbanit me një vinç të tonazhit të rëndë, ndërsa makina e kthyer përmbys u nxorr nga lumi Lana. Ndërkohë në rrjetet sociale nuk ka munguar edhe ideja e qytetarëve për ta lënë autobusin në të njëjtin vend si një instalacion për të treguar se aksidentet rrezikojnë këdo dhe duhen respektuar rregullat e qarkullimit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:49
E shtypur dhe e bërë copash, Report Tv siguron foton e makinës që përfundoi nën rrotat e urbanit mbrëmë në Lanë! Fati i ka shpëtuar mrekullisht 2 personat brenda në të

1651308444_WhatsAppImage20220430at10.41.36AM.jpeg

E shtypur dhe e bërë copash. Kjo është fotoja ekskluzive e siguruar nga Report Tv e Benzit që përfundoi dje nën rrotat e urbanit të Tiranës në lumin e Lanës.  

Siç duket edhe nga pamjet fati i ka shpëtuar  mrekullisht 2 personat brenda në të, të cilët janë lënduar dhe janë jashtë rrezikut për jetën.