Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë i ndodhur dje në hyrje të qytetit të Pogradecit, ku dy makina u përplasën kokë më kokë dhe për pasojë mbetën të plagosur 5 persona.
Mësohet se Endi Collaku i cili mbeti i plagosur nga ky aksident është dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar për shkak të plagëve të rënda që ka marrë.
Collaku bëhet e ditur se ka bërë një parakalim të gabuar dhe për pasojë është përplasur me një tjetër makinë. Për shkak të gjendjes shëndetësore Endi Collaku është proceduar në gjendje të lirë.
Komente











