Burime nga policia dhe grupi hetimor bënë me dije për Report Tv se ekspertiza paraprake dhe hetimet e kryera nga policia nuk mund të jenë pjesë e fashikullit hetimor për shkak të konfliktit të interesit që ka në këtë rast pasi dy nga mjetet i përkasin Ministrisë së Brendshme dhe janë në përdorim nga Garda e Republikës.
Të njëja burime sqaruan se është ndaluar për llogari të hetimeve shoferi Spiro Naçi, djali i Aleksandër Naçit pronarit të mjetit me targë AA 426 FD, "Volkswagen" që rezulton se është dhe shkaktar i aksidentit. Ky aksident ka shkaktuar pasoja në shëndetin e një prej gardistëve të përfshirë në përplasjen e automjeteve dhe është oficeri Ervin Musai që ka pësuar dëmtime në vertebër dhe prej 24 orësh po trajtohet në spitalin e traumës në tiranë ku u soll me helikopter.
Në aksidentin e një dite më parë u përfshin me katër automjete Toyota me targë MB 385 Ap dhe mjeti i fundit i eskortës me targë MB 408 AA. Ndërsa dy mjetet civile janë fuoristrada me targë AA 313 DX dhe "Volkswageni" në pronësi të të ndaluarit Naci me targë AA 426 FD.
Report Tv ka mësuar se hetuesit do të kërkojnë nga eksperti privat që do të rindërtojë dinamikën e ngjarjes, shpejtësinë e lëvizjes së automjeteve përfshi ato civile dhe të eskortës së kryeministrit, distancën e mjeteve "Volkswagen" dhe "Range Rover" në momentin e frenimit, kushtet e rrugës si dhe kontrollin teknik të mjeteve të përfshira në aksident.
(Foto nga aksidenti i djeshëm i mjeteve të eskordës së kryeministrit Rama në hyrje të qytetit të Korçës)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com