Pas aksidentit të një dite më parë në aksin rrugor Levan-Tepelenë, uniformat blu kanë arrestuar 30-vjeçarin Syrja Begaj.

Ndaj këtij të fundit rëndon vepra penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor", me pasojë vdekjen.

Si pasojë e përplasjes ndërroi jetë i mituri Oktavio Merdanaj, 16-vjeç. Paraprakisht bëhet me dije se mjeti që drejtohej nga i mituri i ka prerë rrugën automjetit tip “Benz” i cili po udhëtonte nga Poçemi në drejtim të Levanit, teksa 16- vjeçari po dilte në autostradë nga Cakrani.

Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme për një aksident rrugor të ndodhur në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", ku humbi jetën shtetasi O. M., ju informojmë se Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin S. B., 30 vjeç, banues në fshatin Hekal, Mallakastër, për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor", me pasojë vdekjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.