
Në aksidentin në Korcë, ku mbeti i vdekur një person është arrestuar personi që drejtonte makinën tip "Benz". Ai është Nertil Satellari 29 vjeç, banues në Korçë, i cili duke drejtuar mjetin tip "Benz", është përplasur me mjetin tip "Volkswagen", me drejtues të ndjerin 39-vjeçar.
Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".
Lajmi kryesor:
Aksident në Korçë, makina përfundon jashtë rrugës, përplaset me pemën! U nis me helikopter drejt Traumës, vdes rrugës (VIDEO)









