Një nga gardistët e aksidentuar sot në Korçë, pjesë të eskortës së kryeministrit Edi Rama, është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ervin Musai, i cili udhëtonte me makinën "Toyota" të grupit të shoqërimit të kreut të qeverisë, mësohet se ka fraktura të rënda në shtyllën kurrizore dhe për këtë shkak është transportuar me helikopter në drejtim të Tiranës për mjekim më të specializuar.

(Helikopteri i Ministrisë së Shëndetësisë duke transportuar gardistin në Tiranë)
Në aksident mbetën të lënduar edhe dy gardistë të tjerë Klodian Llaka dhe Shkëlqim Pojana (shofer i makinës Toyota të eskortës) ndodhen në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve. Automjeti "Toyota" me të cilin udhëtonin tre gardistët u godit nga një mjet tjetër tip "Golf" i cili udhëtonte në sens të kundërt me eskortën, dhe për rrjedhojë përfunduan në kanal.
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
VIDEO