Një 50 vjecare ka humbur jetën pasi është aksidentuar ndërsa ka qënë duke lëvizur me motocikletë në orët e para të ditës së dielë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kryebushat pranë kryqëzimit të Vaut Dejës në aksin rrugor Shkoder- Lezhë. Hajrije Kalaj 50 vjece ka humbur jetën në spitalin rajonal të Shkodrës pasi ka qënë duke udhëtuar më bashkëshortin dhe djalin e saj në motocikletë ndërsa është përplasur me një furgon tip benz me targa SH 87 51 E.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur e plagosur rëndë Hajrije Kalaj ndërsa djali dhe bashkëshorti i saj kanë marrë plagë të lehta. Pjesëtarët e familjes Kalaj janë dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodres ku ju është dhënë ndihma e parë, ndërsa 50- vjecarja është dërguar në pavionin e reanimacionit për shkak të plagëve të marra, e cila pas disa orëve ka ndërruar jetë për shkak të dëmtimeve të shumta në pjesë të ndryshme të trupit.

Ndërkohë efektivët e policisë kanë bërë menjëherë shoqërimin e drejtuesit të furgonit në komisariatin e policisë së Shkodres, 40 vjecarit Arjan Tahiri ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit të rëndë ku edhe humbi jetën 50- vjecarja. Në rrethin e Shkodrës ndër shkaktarët kryesor të aksidenteve vijojnë të mbeten motocikletat ku në të shumtën e rasteve drejtuesit e tyre lëvizin pa skafanda ndërsa në një motorcikletë hypin disa persona.

E megjithatë pavarësisht aksioneve të rrugorëve, motocikletat vijojnë të mbeten një kërcënim serioz.

(a.a/v.gj/shqiptarja.com)