Pas aksidentit që ndodhi dje në Durrës, ku humbën jetën dy gra, (vjehrrë dhe nuse), pasi u përplasën nga një 22-vjeçar, banorët e zonës së ish-kënetës janë ngritur në protestë për mungesën e sinjalistikës. Banorët kërkuan vendosjen e sinjalistikës dhe ndriçimit në rrugën "Vëllazërimi", pasi sipas tyre në një dekadë kanë ndodhur një sërë aksidentesh.

Për këtë arsye, kjo rrugë ka marrë emrin “Rruga e Vdekjes” për shkak të aksidenteve të shumta. Në këtë rrugë kanë humbur jetën 24 persona. Në të dyja anët e kësaj rruge ka shtëpi dhe biznese, por nuk ka ndriçim dhe sinjalistikë.

Ditën e djeshme një aksident u shënua ku dy gra humbën jetën .(Lexo këtu). Bukurie Cufaj, 56 vjeçe dhe nusja e djalit të saj, Sabije Cufaj 38 vjeçe sapo kanë zbritur nga autobusi që i merrte nga rrobaqepësia janë përplasur nga një automjet tip "BMW" që drejtohej nga një 22 vjeçar. I riu u ndalua nga Policia dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Dyshimet paraprake të policisë për ngjarjen janë se automjeti ka qenë me shpejtësi jashtë normave të lejuara.

Dy gratë që humbën jetën nga aksidenti i djeshëm