FUSHË KRUJË - Reshjet e shumta të shiut kanë nxjerrë nga rruga një makinë, BMW X6.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën pranë fshatit Gjorm, në rrugën nacionale Milot-Fushë Krujë. Burime nga policia kanë sqaruar se, makina BMW X6, me targa italiane ishin duke lëvizur në itenerarin Shkodër-Tiranë.

Makina drejtohej nga Renald Shega, 30 vjeç, i cili udhëtonte bashkë me dy persona të tjerë.

Drejtuesi bashkë me një pasagjer kanë marrë plagë të ndryshme, ndërsa pasagjeri i tretë është dëmtuar në shtyllën kurrizore. Ai është dërguar me urgjencë në qendrën e traumës në Spital Ushtarak
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)