SHKODER - Ka shkuar në tre numri i viktimave të shaktuar nga aksidenti në rrugën e Komanit në Shkodër rreth orës 08:30 ditën e sotme. rreth 11 orë pas aksidentit ka ndërruar jetë në nje spital privat ne kryeqytet edhe Artan Bajrami 32 vjeç. Ky i fundit ishte sjellë nlë Tiranë pas aksidentit të rëndë ku humbën jetën dy persona të tjerë dhe një i katërt bashkë me Bajramin u gjendën të plagosur.

Të katër personat udhëtonin në një fuoristradë me targa TR 8145 P, e cila ka dalë nga rruga e Komanit dhe ka rënë në humnerë në 100 metra poshtë rrugës kryesore. Ata ktheheshin nga miniera e bakrit në Koman ndërsa automjeti ka humbur kontrollin pranë lagjes Markolaj në fshatin Karmë, duke u përplasur fillimisht me murin anësor të rrugës e më pas ka rënë në humnerë.

Elidon Drumi 23 vjeç, Agim Kasemi 32 vjeç, kanë mbetur viktima të këtij aksidenti tragjik, ndërsa mësohet se Edmond Kola, 23 vjeç, vijon të jetë në gjendje të rëndë.

Nga pamjet që korrespondenti i A1 REPORT në Shkodër, Elvis Nabolli ka filmuar nga vendi i ngjarjes, duket makina e rënë në humnerë e cila është deformuar e tëra, aq sa nuk i dallohet as marka.

makina koman

makina shkoder me logo

makina shkoder me logo

A1 REPORT mëson se katërt të aksidentuarit ishin punonjës sigurie të një shoqërie private kontraktuar për të ruajtur një minierë bakri në zonën e Komanit.
 
Sakaq duke parë gjendjen e rëndë të 32-vjeçarit Artan Bajrami, mjekët e spitalit të Shkodrës kanë vendosur nisjen e tij me helikopter drejt Tiranes, ku ka ndërruar jetë.

 
i plagosuri ne tirane

FOTO të tjera


i plagosuri ne tirane
(Në foto: Artan Bajramaj, mbërrin në Tirane)

Në momentin që kanë rënë në humnerë Edmond Kola ka mundur të hidhet nga automjeti e më pas të lajmërojë policinë për aksidentin e rëndë. Pasi kanë mbërritur në vendngjarje forcat e policisë të ndihmuara edhe nga zjarrfikësit kanë bërë të mundur nxjerrjen e të plagosurit Artan Bajrami, i cili është transportuar me helikopterë drejt Tiranës.  Ndërkohë më pas janë nxjerrë edhe trupat e pajetë të Agim Kasemit dhe Elidon Drumit.

Sipas informacioneve paraprake të policisë së Shkodrës, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit të drejtuesit të automjetit.

Aksidenti është shënuar në aksin Vau i Dejës-Koman pranë fshatit Karm, ndërsa sipas raportimeve të korrespondentit të A1 REPORT, Elvis Nabolli, ky aks ka qenë gjithmonë problematik. Që nga koha e diktaturës në këtë segment rrugor nuk është bërë asnjë investim edhe pse ky aks ka shënuar viktima edhe më herët.

Dibër, fuoristrada del nga rruga, plagosen 2 persona
Sakaq, edhe në Dibër mëngjesi i sotëm ka nisur me një aksident rrugor, por fatmirësisht nuk janë shënuar viktima. Dy persona kanë mbetur të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.
 
61-vjeçari Myslim Hima dhe Shyqyri Gjorgji, 58 vjeç udhëtonin me një makinë tip fuoristradë e cila ka dalë nga rruga pranë komunës Sllove. Për shkak të rrugës me kthesa të thkesuara, dyshohet që drejtuesi i makinës, 61-vjeçari Hima të ketë humbur kontrollin e automjetit.

Dy të plagosurit janë nisur drejt spitalit të Peshkopisë ku ndodhen nën kujdesin intensiv të bluzave të bardha.


Tapizë, kamioni përplaset me motorcikletën, 1 i plagosur
Edhe aksi Fushë-Krujë - Tapizë vijon të mbetet problematik sa i përket aksidenteve rrugore. Përplasja e një kamioni me një motorçikletë është finalizuar me plagosjen e drejtuesit të motorçikletës.

I plagosuri, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.

Video/ Perplaset kamioni me motorcikleten ne Tapize, 1 i plagosur