Gjykata e Vlorës ka dhënë masën detyrim paraqitje pranë shërbimit të provës për shefin e Hetimit të Aksidenteve në Vlorë.
Seanca gjyqësore është drejtuar nga gjyqtarja Mirela Mishgjoni, ndërsa organi i akuzës është përfaqësuar nga prokurori Klodian Llalo.
Myslym Ismailaj tentoi të ndryshonte deklaratën e shoferit të aksidentit Petro Beja, 21 vjeç ku mjeti tip “BMW X6” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor të hapur për ndërtimin e “Lungomares” ku ka humbur jetën pasagjeri Kristo Panajoti, 17 vjeç.
Sipas hetimeve, Ismailaj ka hyrë në ambientet e dhomës së spitalit ku ndodhej i shtruar i plagosuri Petro Beja dhe pasi ka nxjerrë familjarët nga dhoma, i ka kërkuar këtij të fundit të deklarojë se ka probleme me shikimin.
Ismailaj ka ushtruar presion ndaj Bejës me qëllim që të deklarojë se shkak i aksidentit ka qenë shikimi i dobët i tij dhe jo mungesa e sinjalistikës rrugore në vendin e aksidentit.
Mbi Ismailajn rëndonin tre akuza, ajo e shpërdorimit të detyrës, veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

(Shefi i hetimeve në gjykatë për masën e ndalimit)
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO