Aksident i rëndë pranë kryqëzimit të Patokut në aksin Milot- Mamurras, ku janë përplasur dy automjete. Nga përplasja, ka humbur jetën një grua e moshës 45-vjeçe cila ka qenë në drejtimin e një prej automjeteve të përfshira në aksident.

Në aksident janë përfshirë një automjet tip "Fiat" targa AA 935 IO e cila drejtohej pikërisht nga viktima, A.K, 45 vjeçe e cila është përplasur m,e një "Benz" me targa AA308KH, i cili drejtohej nga Bardhok Tuçi, 43-vjeç, banues në Sanxhak. Sëbashku në automjetin tip "Fiat" ishin dhe shtetaset E.Gj., rreth 38 vjeçe, E.Ç.,rreth 35 vjeçe si dhe E.M., rreth 35 vjeçe, motra me viktimën të cilat ndodhen në Q.S.U.Tiranë.

Forca të shumta policie dhe ambulanca u kanë ardhur në ndihmë të plagosurve. Të plagosurit janë transportuar në QSUT ku po marrin ndihimë mjekësore. 

Sipas policisë, shkak për aksidentin ka qenë automjeti tip “Benz” me targa AA308KH i cili dyshohet të ketë qenë duke levizur në sensin e kundërt dhe është përplasur me mjetin tip “Fiat” me targa AA935IO. Automjeti "Benz" drejtohej nga Bardhok Tuçi. 

[gallery]25437[/gallery]

Njoftimi i policisë:
Në lidhje me aksidentin e ndodhur u bë identifikimi i përsonave të dëmtuar.  Automjeti tip “Benz” me targa AA 308 KH me drejtues mjeti shtetasin B.T., 43 vjeç, banues në Sanxhak, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal të Laçit jashtë rrëzikut për jetën. 

Automjeti tip “Fiat” me targa AA 935 IO me drejtuese shtetasen A.K., rreth 45 vjeçe e cila ka ndërruar jetë nisur për në Q.S.U.Tiranë. Sëbashku në automjet ishin dhe shtetaset E.Gj., rreth 38 vjeçe, E.Ç.,rreth 35 vjeçe si dhe E.M., rreth 35 vjeçe të cilat ndodhen në Q.S.U.Tiranë.

Vijojnë hetimet nga grupi hetimor për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptajra.com