Një i mitur ndërroi jetë dhe tre të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti një natë më parë në Poliçan. Një 15-vjeçar ka qenë duke drejtuar makinën, por ka humbur kontrollin dhe siç shihet edhe nga foto që Report Tv sjell dëmet kanë qenë të mëdha.

Makina që drejtonte i mituri ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në oborrin e një banese. Katër të mitur kanë marrë mjetin tip Alfa Romeo dhe kanë qenë duke shëtitur në rrugicat e  fshatit Plirëz. Mkaina është dëmtuar totalisht, e për pasojë humbi jetën Afrisald Zylyftari, 15 vjeç.

Drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur, si edhe dy vajzat 14 dhe 16 vjeçe, që ndodheshin në mjet. Ato janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

 

1681973136_finalprojekt.00001217.Still033.jpg