Aksidenti në Tiranë, Braçe reagon i revoltuar: Të fortët sillen si Zot në rrugët e Tiranës, paraja i nxjerr mbi ligjin! Duhet barazi dhe ligjshmëri

Aksidenti në Tiranë, Braçe reagon i revoltuar: Të fortët sillen si Zot në rrugët e Tiranës, paraja i nxjerr mbi ligjin! Duhet barazi dhe ligjshmëri

Erion Braçe

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, ka reaguar i revoltuar në lidhje me aksidentin që ndodhi një ditë në parë në mes të Tiranës, ku 39 vjeçari Ajas Sulejmani me një makinë luksoze, përplasi një çift dhe foshnjën e tyre 3 muajsh, teksa po kalonin në vijat e bardha.

Braçe thotë se ka kohë që në rrugët e kryeqytetit sillen si “Zot” të fortët me makina të shtrenjta. Paraja e madhe u jep status mbi çdokënd tjetër, madje dhe mbi ligjin, vijon ai.

'Tmerr! Sepse u bë kohë që, në rrugët e Tiranës sillen si zot të fortët, këta me këto makina, të shtrenjta e që paraja e madhe ju jep nje status mbi çdokënd tjetër, në kufijtë e të drejtës për të shtypur; mbi ligjin po e po; Ecin si te duan, ndalojne ku të duan, parkojnë dysh e tresh ku të duan, posaçërisht para lokaleve ku ulen e ku doemos duhet të kenë si pamje ata, por edhe gjindja, makinën status; pa pyetur për kërkënd, edhe 200 metër larg në çdo drejtim nga godina e Qeverisë', shkruan Erion Braçe.

Aksidenti ndodhi mesditën e djeshme, ku një çift së bashku me foshnjën e tyre vetëm 3 muajshe, u përplasën teksa po kalonin në vijat e bardha me semafor jeshil ndezur, nga Ajas Sulejmani i cili rezultoi edhe i droguar. Nga ana tjetër sot nën moton ‘Karroca e jetës’ sot në orën 18:00 te Sheshi ‘Nënë Tereza’ do të organizohet një tubim paqësor me mesazh sensibilizues për ngjarjen e rëndë në Tiranë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:00
I droguari shtypi prindërit dhe foshnjën dje, Braçe: Ligjshmëri dhe barazi, s’mund të ketë të paprekshëm në rrugë (VIDEO)

 

“Ligjshmëri dhe barazi, s’mund të ketë të paprekshëm në rrugë”. Vetëm kështu mund të kemi siguri në rrugët tona sipas deputetit Erion Braçe, në një tjetër reagim sot të tijin për aksidentin e rëndë që ndodhi dje në Rrugën e Kavajës në kryeqytet, ku Ajas Sulejmani shtypi prindërit dhe foshnjën e tyre 3-muajshe te vijat e bardha.

 “Na duhet ligjshmëri e barazi në rrugë! Dua që aksidenti i djeshëm të mos harrohet brenda tre ditëve. Natyrisht duhet drejtësi për atë që shkaktoi dje aksidentin e tmerrshëm por duhet të shkojmë përtej.  Na duhet ligjshmëri e barazi kur lëvizim e parkojmë në rrugët e këtij qyteti. Vetëm kështu vjen siguria.

Atëherë, a ka mundësi që policia e shtetit të dalë e të mbledhë tabelat që me demek duhet t’i garantojnë deputetëve parkim rreth ambienteve të Kryesisë së Kuvendit dhe sallës së Seancave Plenare, por që i disponon çdo lloj rrugaçi, gangsteri, i forti, biznesmeni e djali i tij e me të cilën ka fituar një status të paprekshmi në rrugë?! Do të jetë një akt i vlefshëm për ligjshmërinë e barazinë në rrugë, sigurimi i të gjithëve”, shkruan Braçe.

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • artan: 09/05/2022 17:22

    Po prandaj jeni ne pushtet o zoteri ! Kujt po ja kerkon kete vendosjen e barazise ? Popullit ? Prandaj ke aq vite qe te zgjedhin njerezit , qe te besh punen tende , jo te na qahesh NE qe nuk funksionon ligji

    Përgjigju
  • Sunit hesapi: 09/05/2022 12:19

    Kujt po i qahet ky mi halesh?

    Përgjigju
  • Alb: 09/05/2022 09:30

    Ky ashte rraliteti ne shqipnin. Per ta shqiptaret po e boshatisin venin

    Përgjigju
  • fix: 09/05/2022 08:10

    vend bastard

    Përgjigju
  • Morri: 09/05/2022 07:56

    Po he pra o Braçe ziu si e spjegon ti apo si gjithmone sdi gje. Po Gledisin e vuri pd apo ju rilindsat. Po vartesit e Gledisit kush i vuri Berisha Apo patronazhistat??? Boll mos dil me se le name. Vepro, ler edhe mandatin e deputetit ne shenje revolte ose denonco lorrupsionin haptas. Por ti je morr dhe dhjaks. Nuk e ben dot

    Përgjigju
    • Indiferenti: 09/05/2022 09:45

      Z Braçe eshte shume ne rregull. Problemet qe ai ngre jane shume te drejta por qeveria ben shurdhin

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale