Në kuadër të masave për parandalimin e aksidenteve rrugore, pas kontrolleve në të gjithë vendin, policia ka pezulluar 79 leje drejtimi, nga të cilat 39 për shpejtësi (të matura me radarët automatikë), 29 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 11 për qarkullim në sens të kundërt.
Ndërkohë janë arrestuar në flagrancë 16 drejtues mjetesh, nga të cilët 10 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm janë vendosur 2874 masa administrative, për shkelje që janë burim potencial për përfshirje në aksidente rrugore, konkretisht për mosvendosje të rripit të sigurimit, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për parakalime të gabuara, për mosdhënie përparësie këmbësorëve, për gara shpejtësie e manovra të rrezikshme, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit e shpejtësi tej normave të lejuara dhe për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.
Makina inteligjente, pas kolaudimit në Gjermani, hyn sërish në veprim, për të evidentuar dhe ndëshkuar drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, përdorin aparatin celular apo nuk vendosin rripin e sigurimit, gjatë drejtimit të mjetit.
Gjatë mbrëmjes së djeshme, në rrugët e kryeqytetit, vetëm nga makina inteligjente janë evidentuar: 100 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi 2 deri në 4-fish mbi normën e lejuar, në rrugët e qytetit, të cilëve iu është pezulluar leja e drejtimit nga 2 deri në 10 muaj, iu janë zbritur nga 3 deri në 13 pikë në lejen e drejtimit, si dhe janë ndëshkuar me masë administrative nga 7000 deri në 25.000 lekë të rinj;
Po ashtu janë vendosur mbi 123 masa administrative, për tejkalim të shpejtësisë, pa sanksionin plotësues të heqjes së lejes së drejtimit. Makina inteligjente tashmë do të vijojë kontrollet e pandërprera në të gjitha rrugët e kryeqytetit, të qyteteve të mëdha dhe në akset rrugore nacionale.
Policia Rrugore në të gjithë vendin do të intensifikojë akoma më shumë kontrollet me mjetet inteligjente, radarët automatikë, lexuesin automatik të targave dhe flotën e re të automjeteve të pajisura me mjetet logjistike bashkëkohore, që i është bashkuar Policisë Rrugore, ditët e fundit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.
Shefi i sektorit të policisë rrugore, Kreshnik Skendo i ka bërë apel drejtuesve të mjeteve dhe këmbësoreve që të bëjnë kujdes ndërsa forcat blu vijojnë të ndëshkojnë të gjithë ata që kryejnë shkelje. Pas aksidentit të rëndë në Tiranë ku Ajas Sulejmani përplasi çiftin dhe foshnjen 3 muajshe teksa kalonin vijat e bardha, Skendo foli para mediave duke thënë se nuk ka tolerancë ndaj atyre që nuk respektojnë rregullat dhe i kërkon qytetarëve që të denoncojnë çdo rast shkelje.
"Janë marrë një sërë masash në kuadër të aksidenteve të ndodhura në shkallë vendi. Masat janë shtuar, forcat goditëse të policisë janë shtauar. I bëj apel përdoruesve të rrugës dhe drejtuesve të mjeteve e këmbësorëve se aksidentet e fundit që janë regjistruar në shkallë vendi janë me këmbësorë. Kemi ndëshkuar drejtues mjetesh që nuk i japin përparësi këmbësorit në vijat e bardha.
Ne do të qëndrojmë shumë fort në shkelje, por kërkojmë edhe bashkëpunimin e qytetarëve për të respektuar rregullat dhe denoncuar në numrat e policisë të rasteve të shkeljeve. Tolerancë zero ndaj këtyre drejtuesve të mjeteve", tha Skendo.
Ndërsa vendosja e radarit në dy akset problematike Peqin-Elbasan dhe Librazhd-Elbasan ka zvogëluar numrin e aksidenteve por Skendo thotë se objektivi është të mos ketë aksidente as me humbje jetësh, as me të lënduar, as me dëme materiale.
Ky po qe esht lajm propagande, Fiks si kundra peshe per Protesten e sotme.
PërgjigjuPuna e policis rrugore i ka kaluar koha ne menyre primitive duke u korruptuar duhet dicitalizuar ashtu si funksionon ne europe per te shmangur dhe korrupsionin
PërgjigjuTe nderuar police te rrugores. Dilni shikoni neper rrugica te ngushta. Makina te parkuara vend e pavend ne te dy krahet sepse drejtuesit e tyre konsumojne ndonje kafe dhe njerezit kalimtare detyrohen te ecin neper rruge kur befas kalojne makinat me shpejtesi duke u bere burim aksidentesh.
PërgjigjuDuhet te vdesin njerze qe te filloj te bej detyren polizia ?
PërgjigjuPa radare elekronik qe gjobit shkelesit e qarkullimit rrugor nuk rregullohhet trafiku me police qe kthehen ne gjyqtare ashtu si funksinon ne europe qe qarkullimi rrugor kontrollohet me radare elekronik dhe nuk shikon polic qarkullimi ne rruge
PërgjigjuNese shteti drejtohet me aksione vaj medet.
Përgjigju