VLORE- Myslym Ismailaj, shefi i Seksionit për Hetimin e Ngjarjeve të Qarkullimit Rrugor është arrestuar mëngjesin e sotëm në lidhje me aksidentin e ndodhur tre ditë më parë në rrugën pranë Ujit të ftohtë.
Sipas hetimeve, Ismailaj ka hyrë në ambientet e dhomës së spitalit ku ndodhej i shtruar i plagosuri Petro Beja dhe pasi ka nxjerrë familjarët nga dhoma, i ka kërkuar këtij të fundit të deklarojë se ka probleme me shikimin. Ismailaj ka ushtruar presion ndaj Bejës me qëllim që të deklarojë se shkak i aksidentit ka qenë shikimi i dobët i tij dhe jo mungesa e sinjalistikës rrugore në vendin e aksidentit.
Mbi Ismailajn rëndojnë tre akuza, ajo e shpërdorimit të detyrës, veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
Tre ditë më parë mjeti tip “BMW X6” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor të hapur për ndërtimin e “Lungomares” ku ka humbur jetën pasagjeri Kristo Panajoti, 17 vjeç dhe ka mbetur drejtuesi i mjetit Petro Beja, 21 vjeç.
Report Tv dhe Shqiptarja.com sigurojnë foton e shefit të Hetimit të Aksidenteve në Vlorë, Myslym Ismailaj. Ndërkohë detaje të reja janë zbuluar mbi Ismailaj. Nga të dhënat mësohet se, Ismailaj ak qenë më parë i arrestuar për shpërdorim detyre.

Myslym Ismailaj
Telefonata e babait te plagosurit me Tahirin
Burime për Shqiptarja.com konfirmojnë se Thoma Beja ka telefonuar në mbrëmje rreth orës 21:00, ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Të njëjta burime konfirmojnë se, Panajoti, i ka shpjeguar Tahirit se Policia po manipulon hetimin e ngjarjes ku mbeti i plagosur djali i tij.
Në telefonatën disa minutëshe, Beja i ka shpjeguar, Tahirit se, shefi i Hetimit të Aksidenteve, Myslym Ismailaj ka hyrë në dhomën e të mbijetuarit, djali të tij dhe i ka kërkuar të ndryshojë dëshmi.
“U verifikua dhe rezultoi se Myslym Ismailaj kishte shkuar në dhomën e të mbijetuarit. Menjëherë në Vlorë u dërgua Shërbimi Kombëtar i Brendshëm që hetoi mbi ngjarjen”, thanë burimet e brendshme nga Ministria e Brendshme.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO