Policia ka zbardhur aksidentin e automjeteve të eskortës së kryeministrit Edi Rama në hyrje të Korçës. 

Sipas bluve, shkak i aksidentit ka qenë një mjet tip "Volkswagen” me targë AA 426 FD, i cili udhëtonte në sens të kundërt me eskortën. Ky automjet ka goditur fillimisht makinën "Range Rover" e cila udhëtonte përpara tij dhe më pas është përplasur me ekskortën e kreut të qeverisë, duke nxjerrë nga rruga një prej automjeteve, atë "Honday" ku udhëtonin tre punonjës të Gardës. 

Njoftimi i policisë së Korçës për aksidentin:
Informacion paraprak

Më datë 27.11.2017, pak minuta me parë, në aksin rrugor Maliq-Korçë pranë fshatit Bulgarec, ka ndodhur një aksident rrugor.

Nga të dhënat e para rezulton se në aksident janë përfshirë 4 automjete, ku dy janë të eskortës së Kryeministrit, një mjet tip "Volksëagen” me targë AA 426 FD dhe një "Range Rover" me targë AA 313 DX.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre punonjës të Gardës K.Ll, E.M, dhe Sh.P, të cilët po marrin mjekim në Spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Paraprakisht mësohet se mjeti tip "Voslksëagen", që udhëtonte në krah të kundërt me eskortën, duke mos respektuar largësinë dhe për shkak të shpjetësisë e lageshtisë në rrugë, ka goditur makinën tip "Range Rover" që udhëtonte para tij dhe uli shpejtesinë, e më pas makinën e 4-rt në radhë të eskortës, e cila ka dalë nga rruga. 

I dëmtuar më lehtë është dhe mjeti tip "Mitsubishi" që ishte pjesë e eskortës. Grupi i posaçëm hetimor, i drejtuar nga Prokuroria po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com