Aksident te tuneli i Krrabës, makina përfundon në humnerë, vdes gruaja, rëndë burri/VIDEO

TIRANË-Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti në dalje të tunelit në drejtim Elbasan-Tiranë. Nga aksidenti ka humbur jetën gruaja, ndërsa i plagosur rëndë në spital ndodhet burri, i cili po drejtonte makinën.

Imet Gurishta 60 vjeç po udhëtonte me gruan Xhevaire Gurishta 55 vjeçe nga Korça në drejtim të Tiranës për të bërë kimioterapinë me mjetin me targë AA544KO në momentin që ka humbur kontrollin e makinës duke përfunduar rreth 15 metra në humnerë.

Imet Gurishta si pasojë e mos vendosjes së rripit të sigurimit ka dalë nga makina kur ajo u përmbys dhe përfundoi në humnerë. Sipas policisë, çifti u dërgua me urgjencë në spital, por bashkëshortja si pasojë e plagëve ndërroi jetë, ndërsa burri ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit dhe veprimet e mëtejshme.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • opinion.: 16/04/2018 12:37

    o maj gode,çfar tmerri per qdo dite ne shqiperi e kosove. Enveri i kishtr ndalir te grwhin makina njerzite me te meta mentale.

    Përgjigju
  • Korrekt: 16/04/2018 10:11

    Gruaja si pasojë e plagëve të marra dhe jo dëmtimit se nuk është objekt por qënie njerëzore.

    Përgjigju
    • Papune: 16/04/2018 11:10

      Dmth kur themi per nje lojtar futbolli qe pesoi demtim, e trajtojme si objekt?

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

New York Times: Votoni kundër Trump, ai është një rrezik për demokracinë

New York Times: Votoni kundër Trump, ai është një rrezik për demokracinë