Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari, ku 12 persona humbën jetën.

Përmes një mesazhi, Hoxha ka shprehur solidaritetin me popullin dhe qeverinë bullgare, ndërsa ka uruar shërim të shpejtë për të plagosurit.

“Thellësisht të pikëlluar nga aksidenti tragjik në Bullgari, i cili ka marrë shumë jetë dhe ka lënë të tjerë të lënduar. Mendimet tona dhe ngushëllimet tona të sinqerta shkojnë për familjet dhe të dashurit e viktimave, si dhe për popullin dhe Qeverinë e Bullgarisë”, u shpreh Hoxha.

Ministri uroi gjithashtu shërim të shpejtë dhe të plotë për të gjithë të lënduarit, si dhe forcë për personat e prekur nga tragjedia.

12 persona humbën jetën këtë të martë në dy aksidente masive që bllokuan autostradën “Trakia” në Bullgari. Mjegulla e dendur, e cila kishte kufizuar dukshmërinë në rrugë, dyshohet të ketë qenë shkaku i aksidenteve.


Lajmi kryesor:

Tragjedi në Bullgari, 12 të vdekur dhe 50 të plagosur! Rreth 70 automjete përplasen në autostradë, dyshohet se shkak u bë mjegulla (VIDEO)