Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja tragjike e ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku humbi jetën 25-vjeçari Kleo Vrioni, 26-vjeçarja Sara Brugnatelli (të sapomartuar) dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, si dhe mbetën të plagosur edhe 2 persona të tjerë.
Dyshohet se automjeti i cili drejtohej nga Kleo Vrioni po udhëtonte me një shpejtësi nga 115-130 km/orë para ngjarjes. Po ashtu dyshohet se drejtuesi i mjetit kishte konsumuar alkool para aksidentit. Megjithatë Policia ka njoftuar se ende nuk ka një përfundim zyrtar të ekspertizës.
Nga rindërtimi i skenës së ngjarjes rezulton se drejtuesi i automjetit humbi kontrollin në momentin e marrjes së kthesës, duke u përplasur me një bordurë. Më pas automjeti u përmbys dhe lëvizi ‘zvarrë’ përreth 40 metra.
Lajmi kryesor:
U martuan të dielën, çifti humb jetën në aksident në Manëz! Vdes edhe 15-vjeçari, shoferi dyshohet i dehur dhe me shpejtësi deri 130 km/h (EMRAT+VIDEO)









