1767298068_aa.JPG

Aktori Deivis Myslymi ka reaguar pas humbjes se jetës në aksident të tre të rinjve Martin Dulaj, Anxhelo Ruçi dhe Klajdi Myftari në aksin ‘Gjirokastër-Tepelenë’.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbjen e thellë dhe pikëllimin për ndarjen e parakohshme të tyre, Myslymi shkruan se kujtimi i tyre do të mbetet i paharruar, ndërsa i kishte miq dy nga viktimat.

'Çfarë të shkruaj?! Çfarë të them për ju?! Pse m’i more, o Zot?! Një “pse” që nuk merr përgjigje… Ti e di, o Zot, pse. Të lutem, m’i ruaj atje lart. Nuk do t’ju harroj KURRË o vëllezër', shkruan ai.


Lajmi kryesor:

Viti i Ri nis i përgjakur/ 3 të rinj humbin jetën në aksidentin fatal në Tepelenë, njëri prej tyre djali i shefit të komisariatit! 19-vjeçarja rëndë tek Trauma (EMRAT+FOTO)