GREQI- Pesë shqiptarë të vdekur, mes tyre një 19-vjeçar dhe një 16-vjeçar, është bilanci i aksidentit   frikshëm që ndodhi pasditen e së martës (18 korrik 2023) në unazën e Edesës në Greqi.

Aksidenti tragjik rrugor ndodhi në kilometrin e 87-të të rrugës nacionale Follorinë-Selanik, kur makina me targa  'AA 989 MU' në të cilën ndodheshin pesë shqiptarët, dhe drejtohej nga Besim Muçaj në rrethana ende të panjohura, u përplas në rrethana ende të paqarta me një kamion ‘kokë më kokë’.

Media greke ‘Protothema’ shkruan se ata ishin punëtorë ferme.  

Viktimat janë
Besim Muçaj, 55 vjeç, nga Kukësi, me banim në Durrës (shoferi)
Ergin Peposhi, 19 vjeç, nga Kukësi, me banim në Tiranë
Ardit Peposhi, 16 vjeç, nga Kukësi, me banim në Tiranë
Gazmen Brahaj.47 vjeç me banim në Durrës
Ilir Daci, 50 vjeç nga Preza me banim në Tiranës 

Tre nga viktimat e aksidentit tragjik janë nga Kukësi, por banonin në Durrës e Tiranë.

Nga hetimet paraprake automjeti ka dalë nga korsia e vetë në rrethana ende të pazbardhura dhe ka hyrë në korsinë e gabuar, duke u përplasur më pas me kamionin.

Eshtë dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse të nxjerrin trupat e pajetë të shqiptarëve nga makina e cila ishte copëtuar.  

Përplasja ka qenë aq e fortë sa e vetmja pjesë e makinës që ka mbetur e paprekur ka qenë bagazhi.

Pesë viktimat ishin punëtorë sezonalë në Greqi dhe mësohet se po udhëtonin drejt  fshatit Mavrovouni në zonës ku kryenin punë në bujqësi. Sipas mediave greke, drejtuesi i kamionit me të cilin u përplas automjeti ku ndodheshin shqiptarët, ka pësuar lëndime të lehta dhe është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:15
Aksidenti me 5 shqiptarë të vdekur në Greqi, identifikohen kush janë viktimat

1689744928_aksidentnegreqi.jpg

Janë zbardhur emrat e viktimave të aksidentit të djeshëm në Greqi. Sipas mediave greke ata ishin punëtorë sezonalë.

Sipas mediave bëhet fjalë:

për shoferin, Besim Muçaj 55 vjeç, nga Kukësi me banim në Durrës

Ilir Daci 50-vjeç, nga Preza me banim në Tiranë 

Ergin Peposhi, 19 vjeç,  nga Kukësi, me banim në Tiranë

Ardit Peposhi, 16-vjeç ga Kukësi me banim në Tiranë

Gazmen Brahaj, 47-vjeç me banim në Durrës