Mariglen Kociu, personi që humbi jetën dy ditë më parë në (26 tetor) në autostradën Lushnjë-Tiranë, rezulton se është avokat i njohur.

Kolegët dhe miqtë e tij kanë ndarë mesazhe ngushëllimi në rrjetet sociale, duke reaguar me trishtim për ikjen e tij të parakohshme.

56- vjeçari rezulton se po kalonte në këmbë nga njëra anë e autostradës në tjetrën, kur është përplasur nga një makinë e drejtuar nga shtetasi, Lulzim Balilaj.

Fatkeqësisht, si pasojë e plagëve të marra nga përplasja, avokat Mariglen koçiu ka ndërruar jetë në vendngjarje.