Gjendet Sajmir Shijaku, babai konfirmon lajmin në “Pa Gjurmë”: Zbritëm nga makina dhe nga larg tha: Ky është babai im!

Falë publikimit në emisionin ’Pa Gjurmë’ babai gjen të birin në pikën kufitare të Hanit të Hotit, ndërsa ishte kthyer nga autoritetet malazeze. 51-vjecari vuante nga depresioni, pasi prej vitesh nuk kishte kontakt me djalin 12-vjecar, i cili jeton me nënën në Çeki, pas ndarjes së prindërve. Në një lidhje të drepërdrejtë babai tha se udhëtoi nga Tirana drejt Hanit të Hotit pasi u njoftua nga policia se kishte mbërritur aty djali i tij. Ai kishte përfunduar në Malin e Zi bashkë me dy shokë, ku kishte bërë dhe karantinën për shkak të situatatës nga Covid-19. Ngazëllimi dhe emocioni ia shkurtoi mjaft distancën babait, pas nisjes me urgjencë drejt kufirit, për t’i dhënë përqafimin e dëshiruar të birit.

Mbrëmë në darkë vonë e mësova këtë lajm. Policia na njoftoi se ndodhej në kufirin e Hanit të Hotit.Bëra një rrugë të gjatë në kufi. U përmallova kur e pashë dhe menjëherë i dhashë një përqafim. Ikja e tij bashkë me dy shokë drejt Malit të Zi kishte qenë e rastësishme. Atje kishte punuar për më shumë se një muaj dhe më pas e kishin futur në karantinë. Pas karantinimit e kthyen në kufi. Gjendja e tij shëndetësore ishte shumë e mirë, madje më habiti. Zbritëm nga makina dhe nga larg tha: Ky është babi im. Nuk tregova se djali ishte në depresion, nuk doja, por është një gëzim i madh për mua që gjeta djalin

51-vjecari është rikthyer në banesë, me shpresën se nuk do të largohet sërish. Pas pothuaj 20 vite qëndrimi jashtë vendit, Sajmir Shijakuishte kthyer përfundimisht në Shqipëri në vitin 2010. Divorci dhe largësia me të birin ndikuan në gjendjen emocionale të tij, kur pas kësaj shfaqi edhe probleme të theksuara psikologjike.Shpresa e vetme e babait për të mësuar për fatin e të birit mbeti deri në fund emisioni 'Pa Gjurmë' në Report TV.

 

O.D./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë