Deputeti i PD-së Luçiano Boçi gjatë seancës së sotme foli për aksidentin tragjik të Durrësit ku ndërruan jetë dy fëmijë të mitur.

“Këta të fortët e lagjes bëjnë ligjin dhe kapin prej hundësh inspektorët. Këta të fortët të lagjes i kemi në çdo bashki. Ju i bëtë deputetë këtu dhe ata nuk duhet të kenë patentë dhe as kartën bianka politike. Gjithmonë kanë qenë këta të fortët e lagjes që nuk respektojnë, rregullat, që sillen si ganester në territorin e tyre dhe askush nuk i ndalon. Duhet të refleltojmë, unë isha përgatitur për problemet e qarkut, por dhimbja për këtë ngjarje po prevalon”, tha Baçi.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- Kuvend/ 1 minutë heshtje për 2 të miturit që u vranë në Durrës, Braçe: Është vrasje, të ndryshohet Kodi Rrugor! Zhupa: Kemi dështuar të gjithë