Aksidenti tragjik në Greqi, në makinë me shqiptarin edhe një 19-vjeçare! Gjykata i ndalon largimin nga Greqia (Zbardhet dëshmia e saj)

Aksidenti tragjik në Greqi, në makinë me shqiptarin edhe një 19-vjeçare! Gjykata i ndalon largimin nga Greqia (Zbardhet dëshmia e saj)

1669376433_aa.PNG

Në seancën e konfirmimit të masës së arrestit në gjykatën greke për shqiptarin që i shkaktoi vdekjen një studenteje greke dhe u largua nga vendi i aksidentin u paraqit edhe një 19-vjeçare. Ajo ishte në makinë me shqiptarin dhe akuzohet për fshehje të krimit.

Gjykata e ka lënë të lirë me kusht, duke e detyruar që të mos largohet nga Greqia deri në një vendim të dytë. Mediat greke shkruajnë se edhe 19-vjeçarja akuzohet për largim nga vendi i aksidentit.  Nga ana e saj pasagjerja ka mohuar aktakuzën. Gjatë kërkimit të faljes, ajo dyshohet se ka pretenduar se në asnjë mënyrë nuk ka ofruar asnjë lloj ndihme në kryerjen e veprës së drejtimit të automjetit në mënyrë të rrezikshme, gjë e cila ka sjellë me pasojë vdekjen.

“Tri herë i kërkova shoferit të ndalonte dhe të zbriste. Doja të kthehesha, por ai më qetësoi duke më mbajtur dorën dhe duke më siguruar se gjithçka do të shkonte mirë”, ka thënë ajo duke kërkuar sërish falje.


Lajmi kryesor:

Aksidentoi për vdekje studenten greke, lihet në burg 26-vjeçari shqiptar: Dua të ngushëlloj familjen, nuk është koha të jap shpjegime! Familja dhuron organet e vajzës


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja