Aksidentoi për vdekje studenten greke, lihet në burg 26-vjeçari shqiptar: Dua të ngushëlloj familjen, nuk është koha të jap shpjegime! Familja dhuron organet e vajzës

GREQI - Është lënë në masën e sigurisë arrest me burg 26-vjeçari shqiptar, që përplasi me makinë 21-vjeçaren greke Emmanuela, e cila pas disa ditëve ndërroi jetë në spital pasi nuk arriti t’i mbijetonte palgëve të marra.

Në seancën e konfirmimit të masës së arrestit në gjykatën greke për shqiptarin u paraqit edhe një 19-vjeçare. Ajo ishte në makinë me 26-vjeçarin dhe akuzohet për fshehje të krimit. Gjykata e ka lënë të lirë me kusht, duke e detyruar që të mos largohet nga Greqia deri në një vendim të dytë.

Prindërit e 21-vjeçares që humbi jetën në një aksident tragjik në Greqi kanë vendosur të dhurojnë organet e vajzës së tyre. 

"Emmanuela ishte një fëmijë mrekulli që në momentin që lindi dhe kur u largua donte të bënte një mrekulli tjetër, të jepte jetë", tha nëna e saj.

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

21-vjeçarja greke, studente, mbeti e plagosur rëndë në orët e para të së martës, kur u tërhoq zvarrë përgjatë rrugës Egnatia, në lartësinë e Kamarës, nga makina që drejtonte 26-vjeçari shqiptar, i cili u largua nga vendngjarja dhe e la të renë në gjendje të rëndë në asfalt.

Që në momentin e parë mjekët bënë përpjekje për ta mbajtur në jetë, por gjendja e saj shëndetësore ishte jashtëzakonisht kritike dhe u shtrua në Repartin e Mjekimit Intensiv, por fatkeqësisht nuk ia doli dot.

Mjaftuan pak orë që i riu të vetëdorëzohej në polici me shenjë pendese ku edhe kërkoi të komunikonte me prindërit e saj. Duke u justifikuar, i riu u shpreh se u largua nga vendi i ngjarjes sepse jetonte në Greqi pa letra. Ndaj tij ka nisur një procedim penale, po ashtu dhe ndaj pasagjeres 19-vjeçare.

Në dëshminë e tij ai tha se ishte i shkatërruar nga kjo ngjarje dhe nëse viktima nuk do kishte tentuar të kalonte rrugën ‘Egnatia’ (aty ku gjeti vdekjen), asgjë nuk do të kishte ndodhur, mjaftonte që e reja të kalonte në vizat e bardha.

26-vjeçari, sipas ndjekjes penale të prokurorit, akuzohet për drejtim mjeti të rrezikshëm me pasojë lëndim të rëndë trupor ( vepër penale), si dhe drejtim mjeti pa leje (kundërvajtje).

19 -vjeçarja (shtëpiake) nga ana e saj përballet me veprën penale të ndihmës në drejtim të automjetit të rrezikshëm me pasojë lëndim të rëndë trupor dhe ndihmë në një aksident trafiku (kundërvajtje).

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:07
Aksidenti tragjik në Greqi, në makinë me shqiptarin edhe një 19-vjeçare! Gjykata i ndalon largimin nga Greqia (Zbardhet dëshmia e saj)

1669376433_aa.PNG

Në seancën e konfirmimit të masës së arrestit në gjykatën greke për shqiptarin që i shkaktoi vdekjen një studenteje greke dhe u largua nga vendi i aksidentin u paraqit edhe një 19-vjeçare. Ajo ishte në makinë me shqiptarin dhe akuzohet për fshehje të krimit.

Gjykata e ka lënë të lirë me kusht, duke e detyruar që të mos largohet nga Greqia deri në një vendim të dytë. Mediat greke shkruajnë se edhe 19-vjeçarja akuzohet për largim nga vendi i aksidentit.  Nga ana e saj pasagjerja ka mohuar aktakuzën. Gjatë kërkimit të faljes, ajo dyshohet se ka pretenduar se në asnjë mënyrë nuk ka ofruar asnjë lloj ndihme në kryerjen e veprës së drejtimit të automjetit në mënyrë të rrezikshme, gjë e cila ka sjellë me pasojë vdekjen.

“Tri herë i kërkova shoferit të ndalonte dhe të zbriste. Doja të kthehesha, por ai më qetësoi duke më mbajtur dorën dhe duke më siguruar se gjithçka do të shkonte mirë”, ka thënë ajo duke kërkuar sërish falje.

Ora 12:06
‘Emmanuela ishte një fëmijë mrekulli që kur lindi, dhe kur u largua donte të bënte një mrekulli tjetër, të jepte jetë’, familja dhuron organet e vajzës


 ‘Emmanuela ishte një fëmijë mrekulli që në momentin që lindi dhe kur u largua donte të bënte një mrekulli tjetër, të jepte jetë’, kështu janë shprehur prindërit e 21-vjeçares greke të cilët vendosën të dhurojnë organet e saj. E reja greke vdiq ditën e djeshme në spital pas disa ditësh nga aksidenti fatal, ku ajo u përplas nga makina që drejtohej nga 26-vjeçari shqiptar, i arrestuar tashmë.

“Emmanuela ishte një fëmijë mrekulli që në momentin që lindi dhe kur u largua donte të bënte një mrekulli tjetër, të jepte jetë... atë që i morën,” me këto fjalë nëna e saj tronditi publikun duke zbuluar se familja do të dhuronte organet e saj pacientëve të tjerë.

"Udhëtim të mbarë shpirti im, deri në skajet e universit. Nuk po them lamtumirë dashuria ime por shihemi përsëri! Të dua deri në qiell dhe më tej .. dhe do të të dua sa të jem gjallë dhe të marr frymë” , shkruan ajo në Facebook.

Varrimi i 21-vjeçares do të bëhet në Chania, ku të afërm dhe miq do të japin lamtumirën e fundit.

Ora 11:54
'Dua të ngushëlloj familjen, nuk është koha të jap shpjegime', lihet në burg 26-vjeçari shqiptar që aksidentoi për vdekje studenten greke


Ështe lënë në masën e sigurisë arrest me burg 26-vjeçari shqiptar, që përplasi me makinë 21-vjeçaren greke Emmanuela, e cila pas disa ditëve ndërroi jetë në spital pasi nuk arriti t’i mbijetonte palgëve të marra.

26-vjçari shqiptar ka qëndruar vetëm disa minuta në Gjykatën e Selanikut, nuk ka dëshmuar në themel të çështjes dhe e vetmja gjë që ka thënë është se dëshiron të ngushëllojë familjen.

“Nuk është koha që unë të jap shpjegime” , ka thënë shqiptari para autoriteteve.

S.C/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fata: 28/11/2022 14:06

    Ti familjen ngushelloje po do kalbesh ne burg per vrasje se ecen si i cmendur ne rruge

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja