
Prefekti i Venecias, Michele di Bari bëri të ditur se janë identifikuar të gjithë viktimat e aksidentit të mbrëmjes të së martës, ku një autobus ra nga një mbikalin në në Mestre. Bëhet fjalë për 21 viktima: nëntë shtetas ukrainas, katër rumunë, tre gjermanë, një italian (shofer), një kroat, dy portugez dhe një afrikano-jugor.
Mes tyre ishte edhe një çift i sapomartuar kroat. Antonela Perkoviç dhe Marco Bakoviç, u martuan vetëm 20 ditë më parë. Antonela, 24 vjeçe, ndërroi jetë nga aksidenti tragjik, ndërsa Marko ndodhet në spital.
Antonela, sipas mediave kroate, ishte shtatzënë. Çifti ishte në muajin e mjaltit dhe kishte zgjedhur Venedikun si ndalesën e fundit të udhëtimit të tyre. Prezenca e dy të rinjve në autobus është raportuar nga faqja kroate e lajmeve 24Sata.hr, duke shpjeguar se ata vijnë nga zona e Splitit, raporton Corriere.
Grupi në autobus përbëhej nga njerëz të kombësive të ndryshme: gjermanë, ukrainas, austriakë, të paktën një francez dhe spanjollë. Disa familje ishin me pushime bashkë, të tjerat nuk njiheshin dhe i bashkoi fati tragjik.
Lajmi kryesor:
Itali/ Autobusi ra nga mbikalimi, 21 viktima dhe 15 të plagosur! Mjeti ishte marrë me qira nga një grup turistësh! Në vendngjarje s’ka shenja frenimi (FOTO+VIDEO)










