Një djalë shqiptar, vetëm 23-vjeç ja humbur tragjikisht jetën si pasojë e një aksidenti në punë.

Sajmir Thartori jetonte në Zevio Verona.  Ai vdiq në spitalin Rovigo pas dëmtimeve të pësuara nga rrëzimi nga një lartësi prej 8 metrash ndërsa ishte duke punuar në instalimin e një tharëse në një fermë në Sant'Apollinare, një fshat i Rovigo.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane autoritetet italiane po hetojnë në lidhje me respektimin e masave për sigurinë në punë.