Aksidenti tragjik në Shkodër
Pezullohet mësimi në shkolla

Aksidenti tragjik në Shkodër<br />Pezullohet mësimi në shkolla
SHKODËR - “Zoti t’i japë forcë për të përballuar dhimbjen” janë fjalët e vetme që shokë, dhe mësues mund ti japin nënave të 5 adoleshentëve të cilëve jeta iu pre në mes nga aksidenti tragjik i 22 tetorit 2013.

Ndërsa për t’i dhënë lamtumirën e fundit, Raelvit, (17 vjeç) Xhenit Ledios Orlenit dhe Osmanit, (këta të katërt 18 vjeç) kishin zgjedhur lulet dhe kurorat më të bukura.  Dje e sot ishte ditë e trishtë për nxënësit dhe mësuesit e shkollave “28 Nëntori” dhe “Oso Kuka” të cilët kanë humbën shokët e tyre, në aksidentin tragjik pranë kryebushatit, në aksin “Lezhë- Shkodër”.

Dhimbja ka pushtuar shkollën “28 Nëntori” ku 3 viktima ishin nxënës të saj. Albana Bushati, drejtoreshë e shkollës “28 Nëntori” thotë se dje është pezulluar mësimi, ndërsa sot është zhvilluar me orë të shkurtuara. 

“Pezulluam mësimin, pasi në oborr dhe në klasa kishte vetëm nxënës që qanin.”- thotë ajo. Pavarësisht se janë ndarë nga kjo jetë Xheni Andi do kujtohen gjithmone nga shoket e tyre.

E njëjta situatë është edhe në klasën e Ledion Piranit në shkollën ë “Oso Kuka” ku vendin e Ledionit e ka zënë një fotografi e madhe e tij si dhe një dedikim nga shoqet e bankes.

E ndërkohë ne familjen e Osman Merajes janë hapur dyert e mortit, ndërsa shoket dhe shoqet e klasës i kanë bërë homazhe pranë banesës së tij. Trupi i pajetë i 18 vjeçarit do të përcillet për në banesën e fundit në orën 16-00 në varrezat e qytetit të Shkodres.

Dje bashkia e Shkodrës e shpalli ditë zie.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë