Ishte 51 vjeç kur shënoi shkeljen e parë rrugore. Në vitin 2020, Nikoll Radaçi, është ndëshkuar nga policia Rrugore, për parakalim të gabuar. Dy vite më pas, edhe dy shkelje të tjera të rënda që e njollosin historikun e tij si shofer.
Në 2022-ën, Policia tha zyrtarisht- se Nikoll Radaçi, është konstatuar me shpejtësi tej normave të lejuara të qarkullimit rrugor, dy herë brenda të njëjtit vit. Për tejkalimin e shpejtësisë, në të dy rastet, ai është ndëshkuar edhe me pezullim të lejes së drejtimit, me nga 1 muaj.
Katër vite më pas, sot 57-vjeçar, ky shofer përfundon në pranga dhe në kurriz mban tragjedinë e humbjes së jetës së dy të miturve, në Durrës, në zonën e ish-kënetës, ku ai jeton dhe vetë. Makinën po e drejtonte në gjendje të dehur, në nivele alarmante të alkoolit, 0.70 mg/litër.
Policia kthehet vite pas, për të zbuluar nëse ndaj tij, blutë, kanë bërë tolerime. Drejtoria e Standardeve Profesionale nisi një hetim disiplinor për të vlerësuar nëse ka apo jo përgjegjësi në radhët e punonjësve të Policisë, për këtë rast
Në fakt, kodi rrugor është i qartë dhe nxjerr në pah shkeljen e ligjit nga Policia e Durrësit.
Sipas Nenit 140 të Kodit Rrugor, pezullimi 1 deri në 3 muaj i patentës caktohet vetëm kur shoferi është kapur për herë të parë në tejkalim të shpejtësisë. Por nëse ajo përsëritet sërish brenda 2 viteve, atëherë periudha e pezullimit zgjatet nga minimalisht 8 muaj, në 18 muaj.
Por, në rastin e Nikolla Radaçit tejkalimi i shpejtësisë, ndodhi 2 herë brenda 1 viti. Qartazi Policia e Durrësit e ka favorizuar 57-vjeçarin duke i pezulluar patentën 1 muaj edhe në herën e dytë, në kundërshtim të masës që parashikon neni 140 i Kodit Rrugor, deri në 18 muaj pezullim të lejes së drejtimit.
Aksidenti tragjik megjithatë nuk kaloi pa pasoja në radhët e bluve. Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita pezulloi të gjithë zinxhirin drejtues në Policinë e Durrësit.
Me motivacionin e një performance të dobët në përmbushjen e detyrave, kryepolici Hita, pezulloi drejtorin e policisë në Durrës, Afrim Tafa, zv/drejtorin për rendin dhe sigurinë, Zija Sula, dhe shefin e policisë rrugore në qytetin bregdetar, Kreshnik Skëndo. Drejtor i policisë së Durrësit, u komandua Ervin Hodaj.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Policia e Durrësit rezulton se ka falur në një rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor Nikoll Radaçin, shoferin 57-vjeçar i cili dje përplasi me makinë 3 fëmijë, duke i marrë jetën në vend 2 prej tyre, e duke plagosur rëndë të tretin.
Në komunikatën zyrtare të publikuar sot nga blutë e Durrësit, historiku si shofer i Nikoll Radaçit është i njollosur me shkelje të shumta të Kodit Rrugor, sidomos me parakalim të gabuar dhe tejkalim të shpejtësisë. Për këtë të fundit, vetëm në vitin 2022, 57-vjeçarit i është pezulluar 2 herë leja e drejtimit të automjetit, me nga 1 muaj brenda të njëjtit vit.
Dhe këtu del në pah shkelja e ligjit nga Policia e Durrësit.
Sipas Nenit 140 të Kodit Rrugor, pezullimi 1-3 mujor i patentës caktohet vetëm kur shoferi është kapur për herë të parë në këtë shkelje, por nëse ajo përsëritet sërish brenda 2 viteve, atëherë periudha e pezullimit zgjatet nga minimalisht 8 muaj, në 18 muaj.
Por, në rastin e Nikolla Radaçit nuk ka ndodhur kështu. Policia e Durrësit duket se ka favorizuar 57-vjeçarin duke i pezulluar patentën 1 muaj edhe në herën e dytë që është kapur në tejkalim shpejtësie, brenda vitit 2022, në kundërshtim të masës që parashikon neni 140 i Kodit Rrugor

Pas aksidentit të rëndë në Durrës ku dy fëmijë të mitur humbën jetën dhe një tjetër u plagos rëndë, kryepolici Skënder Hita ka pezulluar nga detyra deri në përfundim të hetimeve drejtorin e Policisë së Qarkut Durrës, Afrim Tafa, duke e zëvendësuar përkohësisht në detyrë me Ervin Hodajn.
Gjithashtu për performancë të dobët, Hita ka pezulluar nga detyra edhe Zëvendësdrejtorin për Rendin dhe Sigurinë Publike të DVP Durrës, Kryekomisar Zija Sulaj dhe Shefin e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Durrës, Kryekomisar Kreshnik Skëndo.
Autori i tragjedisë, Nikoll Radaçi, rezulton si shofer që është ndëshkuar disa herë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Vetëm në vitin 2022, 57-vjeçarit i është pezulluar 2 herë leja e drejtimit të makinës, ndërsa është sanksionuar edhe më parë për parakalim të gabuar dhe për tejkalim të shpejtësisë.
Njoftimi i plotë i policisë:
Nisur nga aksidenti shumë i rëndë i ndodhur dje, në qytetin e Durrësit, si pasojë e të cilit humbën jetën 2 të mitur dhe u dëmtua një tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Skender Hita, në zbatim të Rregullores së Policisë së Shtetit, ka pezulluar nga detyra, për performancë të dobët në përmbushjen e detyrave:
-Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Drejtues Afrim Tafa;
-Zëvendësdrejtorin për Rendin dhe Sigurinë Publike të DVP Durrës, Kryekomisar Zija Sulaj;
-Shefin e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Durrës, Kryekomisar Kreshnik Skëndo.
Gjithashtu, menjëherë pas ngjarjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi Drejtorinë e Policisë Rrugore për të ngritur një grup ekspertësh të cilët shkuan në vendngjarje për të analizuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për të vlerësuar nëse ka apo jo përgjegjësi në radhët e punonjësve të Policisë, për këtë rast.
Komente









KSHU ASHTË KUR DRWJTORI I POLICIS DEL NË DEKLARATË DHE THOTË DO HEQIM POLICËT NGA RRUGA.....
PërgjigjuNje shtet me plehra.....
Përgjigju