-
Aksidenti me vdekjen e 2 të miturve, marshim-protestë në rrugët e Durrësit! Qytetarët me pankarta në duar kërkojnë më shumë siguri: Stop neglizhencës, shpëtoni jetë!
Aksidenti tragjik me vdekjen e 2 të miturve ka nxjerrë qytetarët e Durrësit në protestë, për të kërkuar më shumë siguri në rrugët e qytetit. Me pankarta në duar ata bëjnë thirrje për kujdes të shtuar dhe më shumë kontrolle në akset rrugore, me qëllim shmangien e aksidenteve që mund të kenë pasoja të rënda.
6 Maj, 17:37 -
Report Tv rindërton skemën dhe dinamikën e aksidentit tragjik në Durrës! Eksperti: Shoferi ka qenë me 90-100 km/h dhe trefish i dehur! Nuk tentoi të frenonte (VIDEO)
Me ndihmën e ekspertit autoteknik Alfred Hasani, Report TV ka rindërtuar dinamikën e aksidentit tragjik në Durrës që u mori jetën dy të miturve Klesi Nikolli dhe Enea Muçaj, 10 dhe 12 vjeç. Paraqitja 3D tregon rrugën ku ndodhej automjeti, murin anësor, katër fëmijët dhe automjetin e parkuar.
6 Maj, 14:28 -
‘Isha me 30 km/h, kisha pirë një birrë në mëngjes’, zbardhet dëshmia e Nikoll Radaçit: I devijova automjetit që më preu rrugën kur përplasa fëmijët
Në deklarimin e tij, Nikoll Radaçi ka përshkruar veprimet përpara se të aksidentonte për vdekje dy fëmijët e mitur në Durrës. Ai thotë se ka devijuar për të shmangur një automjet q&am
5 Maj, 12:22 -
Vdekja e dy të miturve në aksidentin në Durrës vë në lëvizje AMP! Hetim për shkelje të detyrës nga uniformat blu
Tragjedia e rëndë në ish-Kënetë të Durrësit ka vënë në lëvizje Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, e cila tashmë po heton me imtësi nëse vdekja e dy të miturve erdhi si pasoj&
5 Maj, 11:41 -
Përplasi për vdekje 2 të miturit në Durrës/ 57-vjeçari brenda në kafazin e qelqtë në gjykatë dhe me kokën të ulur (VIDEO)
Report Tv siguron pamje nga Nikoll Radaçi, shoferi që përplasi për vdekje 2 miturit në Durrës. Radaçi ka dalë sot përpara gjykatës ku do të njihet me masën e sigurisë. 57-vjeçari ndodhet brenda në kafazin e qelqtë dhe qëndron me kokën të ulur.
5 Maj, 11:22 -
Aksidenti tragjik në Durrës/ Manja: Shumë shpejt PS do t’i drejtohet Kuvendit me propozime për ndryshime në Kodin Rrugor
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja tha ndër të tjera se shoferi Nikoll Radaçi, duhet të marrë dënimin e merituar dhe se nuk meriton të jetë pjesë e shoqërisë.
5 Maj, 10:55 -
Aksidentoi për vdekje 2 të miturit në Durrës, lihet në burg shoferi, braktiset nga familja! Pretendimet e 57-vjeçarit: Isha me 30km/h, kisha pirë një birrë në mëngjes
Policia rezulton se ka falur shoferin problematik 4 vite më parë, kur iu pezullua patenta vetëm me 1 muaj për tejkalim shpejtësie, ndërsa sipas Kodit Rrugor duhej t’i ishte hequr të paktën 8 muaj. E njëjta shkelje është kryer prej tij brenda 1 viti, ndërsa ndëshkimi ishte po i njëjti.
5 Maj, 10:21 -
Me lot në sy dhe kurora me lule, 10-vjeçari që mbeti viktimë e aksidentit tragjik në Durrës përcillet në banesën e fundit (VIDEO)
Klersi Nikolli, 10-vjeçari i cili humbi jetën nga aksidenti tragjik i së dielës në Durrës, po përcillet për në banesën e fundit.Nga pamjet e siguruara, shihet teksa familjarë dhe banorë të zonës me lot në sy dhe kurora me lule i japin lamtumirën e fundit të miturit.
4 Maj, 15:17 -
'Ishte tragjedi e paralajmëruar' Banori reagon me dhimbje pas ngjarjes në Durrës: Autori sillej si adoleshent i vonuar, bënte të njëjtat gabime çdo ditë
Banori durrsak e cilësoi autorin si një adoleshent të vonuar që bënte çdo ditë të njëjtat gabime. Ai bën thirrje për ndërgjegjësim dhe reflektim
4 Maj, 14:14 -
Pamjet e trishta, nis përcjellja për në banesën e fundit të 12-vjeçarit që vdiq në aksidentin në Durrës
Enea Muçaj, 12-vjeçari që humbi jetën nga aksidenti tragjik i së dielës në Durrës, po përcillet për në banesën e fundit.Me lule e kurora në duar, familjarë e të afërm ndjekin të përlotur makinën e funeralit.Në orën 15:00, do t&
4 Maj, 14:07 -
Aksidenti tragjik në Durrës, Report Tv në banesën e autorit! Familja i vë kyçin dhe largohet (VIDEO)
Qindra qytetarë në Durrës i dhanë lamtumirën 2 të miturve që u përplasën për vdekje një ditë më parë në zonën e ish-kënetës. Në këtë ditë të dhimbshme për familjet e dy të miturve, familja e autorit ka zgjedhur të qëndrojë larg. Report Tv
4 Maj, 13:43 -
Përplasi për vdekje 2 fëmijët, shoferi me skedë të ‘zezë’ shkeljesh! U ‘fal’ kur u kap 2 herë me shpejtësi brenda vitit! Pezullohet zinxhiri drejtues në Policinë e Durrësit
Policia rezulton se ka falur në një rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor Nikoll Radaçin, shoferin 57-vjeçar i cili i dehur në timon, i mori jetën dy të miturve të dielën në Durrës. Katër vite më parë atij i është pezulluar patenta vetëm me 1 muaj për tejkalim shpejtësie, kur në fakt duhej të ishte hequr nga 8 deri në 18 muaj, në kushtet kur e njëjta shkelje u përsërit 2 herë brenda vitit.
4 Maj, 13:39 -
Koçiu pranë familjeve në Durrës që humbën dy fëmijët: Çdo ngushëllim është i pafuqishëm, detyra jonë të garantojmë standarde të larta sigurie
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ishte sot pranë familjeve në Durrës që humbën dy fëmijët nga aksidenti tragjik i një dite më parë. Ajo thotë se e vetmja gjë që mbetet është të gjenden pranë tyre, ndërsa tha se tashmë është detyrë e
4 Maj, 12:07 -
-
Aksidenti tragjik në Durrës, banori: I kemi kërkuar policisë të marrë masa prej kohësh, natën zhvillohen gara me makina (VIDEO)
Një prej banorëve të zonës në Durrës, ku dje 2 fëmijë u përplasën për vdekje nga një makinë, thotë se policia e Shtetit është sinjalizuar prej kohësh për situatën problematike të qarkullimit rrugor, por nuk është marrë asnjë masë.
4 Maj, 10:56 -
-
Dy të mitur u përplasën për vdekje nga makina, pezullohen nga detyra drejtori i Policisë së Durrësit, zëvendësi i tij dhe shefi i Rrugores! Hita: Performancë të dobët
Për performancë të dobët, Hita ka pezulluar nga detyra edhe Zëvendësdrejtorin për Rendin dhe Sigurinë Publike të Policisë Durrës, Kryekomisar Zija Sulaj dhe Shefin e Sektorit të Policisë Rrugore të Durrësit, Kryekomisar Kreshnik Skëndo. Autori i tragjedisë, Nikoll Radaçi, rezulton si shofer që është ndëshkuar disa herë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
4 Maj, 09:52 -
Aksidenti tragjik në Durrës, Policia: Shoferi ishte i dehur! Iu pezullua patenta 2 herë në 2022, ndëshkime edhe për tejkalim shpejtësie
Pas aksidentit tragjik që i mori jetën dy fëmijëve ditën e djeshme në Durrës, ka ardhur reagimi nga Policia.Në njoftimin zyrtar, policia e Durrësit thekson se shoferi ishte i dehur pas kryerjes së tes
4 Maj, 08:59 -
U lëndua nga aksidenti tragjik që vrau dy të miturit në Durrës, 8-vjeçari te 'Trauma' jashtë rrezikut për jetën
8-vjeçari, i cili mbeti i aksidentuar një ditë më parë në Durrës, pritet të transferohet në pavijon.Burime nga Spitali i Traumës thonë se i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por do të vijojë të mbahet nën kujdesin e mjekëve, për trajtimin e pla
4 Maj, 08:57 -
Aksidenti tragjik në Durrës, qindra qytetarë i japin lamtumirën 2 të miturve: Autori problematik! Familja e tij largohet nga banesa, kërkojnë ndjesë publike
Janë përcjellë në banesën e fundit, të miturit Enea Muçaj dhe Klersi Nikolli, të cilët u aksidentuan një ditë më parë nga shoferi i dehur. Ngjarja ka shkaktuar tronditje dhe revoltë. Banorët kërkojnë më shumë siguri dhe kontrolle nga policia.
4 Maj, 08:32