Durres- Policia e Durrësit ka prangosur 18-vjeçarin Genci Gjura, i cili duke drejtuar makinen përplasi për vdekjen vogëlushen sllovake në rrugën e Gjirit të Lalzit.
Aksidenti fatal u shënua në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalëzit, mbremjen e se dieles, 7 korrik teksa paraprakisht dyshohet se shkaqet janë dy; Ndërprerja e rrugës nga 8-vjeçarja dhe shpejtësia mbi normën e drejtuesit të mjetit.
Familja sllovake ka qenë bashkë në makinë. Ata kanë ndaluar dhe vajzën e kanë dërguar në marketin në anën tjetër të rrugës për të blerë dicka dhe e kanë pritur. Vajza ka vrapuar, shoferi ka tentuar të manovrojë por e ka drejtuar makinën nga krahu ku ndodhej e mitura dhe ka ndodhur përplasja. Shoferi ka qenë me një shpejtësi më të madhe se e parashikuar të lëvizej në atë rrugë, raporton gazetari i Report Tv, Artur Korriku.
Vajza e mitur e cila ndodhej me familjen me pushime në Shqipëri, po kalonte nga një krah i rrugës në tjerin për të arritur prindërit në kryqëzimin e resortit turistik Lura kur ndodhi përplasja fatale.
8-vjeçarja u dërgua në spital në Tiranë por nuk arriti që t’i mbijetojë plagëve të marra. Ndaj 18-vjeçarit që sapo kishte marrë patentën i janë vënë prangat në flagrancë dhe ndaj tij është ngritur akuza ‘Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”. Nga analizat rezulton se nuk kishte konsumuar alkool dhe as drogë
"Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin G. Gj., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmjen e djeshme, në segmentin rrugor “Maminas - Gjiri i Lalzit”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen S. S., 8 vjeçe, banuese në Sllovaki, e cila humbi jetën në spital" informoi sot policia e Durrësit.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.7%
-
Jo
51.1%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 9762
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rijetëzimi i Kalasë së Elbasanit, nënshkruhet marrëveshja! Rama: Më shumë vizitorë, 200 vende sytë tek ne për Giro d'Italia
11 Janar, 13:04
-
Durrës/ Shpërndante kanabis në lagjet e qytetit, arrestohet një 24-vjeçar
11 Janar, 10:59
-
Hidhen goglat, 198 familje bëhen me apartamente të reja por s’hyjnë dot brenda! Bashkia e Durrësit: Jemi në pritje të kolaudimit të pallateve
10 Janar, 17:16
-
Durrës/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, gjatë një konfliktit me një bashkëmoshatar të tij, vihet në pranga 17-vjeçari
10 Janar, 10:50
-
Durrës/ Zbulohet ambienti ku ushtrohej prostitucioni, në kërkim dy tutoret nga Kina! Shfrytëzonin dy kineze të tjera
10 Janar, 09:20
-
E paprecedentë! Spitali i Durrësit bën gabim llogaritë e pagave, u kërkon shoferëve të ambulancave të kthejnë mbrapsht 120 mijë lek
9 Janar, 16:26
-
Shisnin drogë në lokale nate dhe në lagjet e Shijakut, arrestohet 20 vjeçari! Shpallet në kërkim 26-vjeçari (EMRAT+VIDEO)
9 Janar, 08:27
-
Durrës/ Shiste drogë në plazh e lokale nate, në kërkim prej shtatorit 2023, vihet në pranga 25 vjeçari
8 Janar, 10:14
-
Italia kërkon ekstradimin e kokave të klanit ‘Farruku’, 2 vëllezërit vetëdorëzohen në polici, Gjykata e Durrësit u cakton 'arrest shtëpie'
7 Janar, 11:46
-
Durrës, i kërkuar për vjedhje në një banesë, në pranga 36 vjeçari! Vodhi para e bizhuteri pasi sanitarja i siguroi kopjen e çelësit
7 Janar, 11:39
-
Durrës/ Parandalohet përshkallëzimi i konfliktit në një lokal në lagjen 13, arrestohet 35-vjeçari me kallashnikov me vete (EMRI)
7 Janar, 08:53
-
Një familje zaptoi rrugën në fshatin Romanat të Durrësit, IKMT liron hapësirën! 2 familjarët kundërshtojnë, shoqërohen në polici
6 Janar, 16:44
Çeket duhet te hedhin shtetin ne gjygj, ne gjith boten mosha esht e lidhur me fuqin motorrike te mjetit ne shqiperin e indiferences kalamajt mund ti japin edhe avionit
PërgjigjuAkuza e sakte duhet te ishte:/Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor me pasoje vdekje/,sepse me kete qe i kane ngritur keta, ky del shpejt,se denohet sikur ka shtypur nje pule,jo nje njeri.
PërgjigjuNo comment.
PërgjigjuNe te gjithe zonat urbane duhet vendosur 30 km maksimumi i shpejtesise dhe pengesa te larta ne rruge
PërgjigjuPo a ka shtet ktu a ca dreqin ka.18 vjec me makine 50.000 euro dhe iken si i droguar. Policia duhet te ashpersoj masat
PërgjigjuPo si mundet nje 18 vjecar te udhetoje me nje Audi, sapo ka marre patentent. Kjo eshte nje cmenduri duke filluar nga familja e me tej...
PërgjigjuCmenduri eshte kur prinderit lene nje femije 8 vjec te shkoj vetem per te blere dhe te kaloje rrugen pa shoqerimin e tyre e me shume mundesi jashte vijave te bardha.
me ligj duhet me e pas 1400 kubik makinen ai karafili, ketu jetojm ne rrumpallistan. ska kush frik ka ligji, se e kan kai kushri maliq. rraseni mren icat karafil e icat person qe i ka dhen celsin