Shuhet familja Preka në Velipojë. Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta edhe vajza 10-vjeçe e familjes Preka që ndodhej prej tre ditësh në gjendje kome në spitalin e Shkodrës. Noemi nuk ia doli duke humbur betejën, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve për ta mbajtur në jetë. 10-vjeçarja është fëmija i tretë i familjes që ndërron jetë si pasojë e aksidentit tragjik që ndodhi ditën e diel në mbrëmje në aksin Velipojë –Shkodër pranë zonës së plazhit.
Babai, Edmondi që drejtonte makinën humbi jetën në vend, pasi përplasja me një mjet tjetër tip fuoristradë rezultoi fatale, ndërsa në spital po atë natë ndërruan jetë edhe djali 9-muajsh dhe vajza 5-vjeçe, ndërsa pas tre ditësh u nda nga jeta edhe vajza e dytë Noemi. Ndërkohë që në spital ndodhet e plagosur nëna, Evisa Preka 36-vjeçe.
Ajo është përmendur dy ditë më parë dhe mjekët shprehen se është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa nuk është në dijeni për tragjedinë. Të plagosur nga aksidenti i së dielës mbetën edhe dy personat që ndodheshin në fuoristradë, por jashtë rrezikut. Familja Preka po udhëtonte me një makinë tip ‘Alfa Romeo’ ndërsa në fuoristradë ishin Sokol Mujaj (i dënuar më parë për trafik armësh) dhe Ndrek Gjergji, që ishte drejtuesi i makinës.
Sipas ekspertizës, shkak për aksidentin është bërë parakalimi i gabuar i mjetit ‘Alfa Romeo’ ku ndodheshin 5 anëtarët e familjes Preka. Dje u përcollën për në banesën e fundit mes dhimbjes dhe lotëve Edmond Preka me dy fëmijët, ndërsa sot ndërroi jetë edhe fëmija i tretë.
/Shqiptarja.com

Viktimat nga aksidenti
Edmond Preka-babai
Rajan Preka 9 muajsh-djali
Ajsel Preka 5-vjeçe-vajza
Noem Preka 10 vjeçe-vajza (Ndërroi jetë sot)
E plagosur
Evisa Preka 36 vjeçe- gruaja
Të plagosurit që ishin te makina tjetër
Sokol Mujaj 49-vjeç
Ndrek Gjergji 50-vjeç
d.b/shqiptarja.com