VLORE- Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë arrest shtëpie me mbikëqyrje elektronike për Petraq Bejën, shoferin e aksidentit që ndodhi në afërsi të “Ujit të Ftohtë”, ku humbi jetën 17-vjeçari Kristo Panajoti. Por më herët, prokuroria kërkoi “Arrest me burg” për shoferin Beja.
Seanca u zhvillua në ambjentet e spitalit ku gjendet i shtruar aktualisht Beja. Ndërkohë mësohet se 21- vjeçari ka deklaruar se po lëvizte me shpejtësi normale dhe se nuk e ka parë gropën.
"Po lëvizja me shpejtësi normale, dhe nuk e kam devijuar rrugën pasi nuk e kam parë fare gropën", u shpreh Beja.
Arrest me burg është kërkuar nga prokurori i çështjes Laurent Fuçia, për Ilirian Tahmazin, me detyrë përgjegjës i sigurimit teknik dhe Tomorr Cenën, me detyrë inxhinier zbatues i projektit.
Mbi Tahmazin dhe Cenën rëndon akuza e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, pasi nuk morën masat për "gropën e vdekjes" në Vlorë, që i mori jetën 17- vjeçarit.

(Prokurori Lauren Fuçia në spitalin ku ndodhet i shtruar Beja)
Ndërkohë lidhur me aksidentin në Vlorë, në pranga ka rënë sot Myslym Ismailaj, shefi i Seksionit për Hetimin e Ngjarjeve të Qarkullimit Rrugor. Sipas hetimeve, Ismailaj ka hyrë në ambientet e dhomës së spitalit ku ndodhej i shtruar i plagosuri Petraq Beja dhe pasi ka nxjerrë familjarët nga dhoma, i ka kërkuar këtij të fundit të deklarojë se ka probleme me shikimin.
Tre ditë më parë mjeti tip “BMW X6” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor të hapur për ndërtimin e “Lungomares” ku ka humbur jetën pasagjeri Kristo Panajoti, 17 vjeç dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit Petraq Beja, 21 vjeç.
Sipas të mbijetuarit dhe familjes, gropa ishte hapur 3 dite para se të ndodhte aksidenti dhe në rrugë mungonte sinjalistika. Ata fajësuan firmën e ndërtimit për aksidentin e ndodhur.
/Shqiptarja.com

VIDEO