Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të marte në autostradën Levan-Vlorë. Dy automjete, një Nissan fuoristradë me targa AA 294 MZ , me drejtues shtetasin Xh.Sh., rreth 45 vjeç, dhe Nissan 869 JX, me drejtues shtetasen J.L, 26 vjeçe janë përplasur me njëri-tjetrin.
E plagosur rëndë ka mbetur drejtuesja e një prej automjeteve, J.L dhe ndodhet në Spitalin e Vlorës.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetin tjetër të përfshirë në këtë përplasje, shtetasin Xh.Sh., me qëllim sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbulimin e shkaqeve të këtij aksidenti.
[gallery]20140[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO