POGRADEC- Një person ka gjetur vdekjen dhe një tjetër është plagosur mbrëmjen e djeshme në aksin Korçë-Pogradec.
Ngjarja e rëndë ndodhi pranë fshatit Starovë. Automjeti me targa greke ku udhëtonin një çift emigrantësh, doli nga rruga dhe u përplas me një pemë. Si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit, Artan Blacëri 41 vjeç ndërsa ka mbetur e plagosur bashkëshortja, Nadire Blacëri 38 vjeç.
Burimet policore thanë se dy bashkëshortët po shkonin tek disa të aferm të tyre në zonën e Mokrës. Policia tha se nga hetimet paraprake në vendngjarje rezulton se shkak i aksidentit ishte shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte drejtuesi i mjetit.