MAQEDONI - Kreu i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni, Ali Ahmeti është aksidentuar me makinë në autostradën Shkup-Tetovë, teksa shkonte për të takuar kryetarin e parlamentit shqiptar Ilir Meta. Ahmeti dhe shoferi i tij kanë marrë lëndime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në një lidhje telefonike për A1 Report, zëdhënësi i BDI-së Artan Grupi tha se si pasojë e aksidentit, vizita e Ahmetit me Kryeparlamentarin shqiptar do të anulohet. Meta ndodhet në një vizitë zyrtare në Maqedoni dhe në ditën e dytë të qëndrimit në Shkup ishte parashikuar takimi me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti për në orën 11:30.
Por aksidenti nuk e ka penguar kreun e Kuvendit ta takojë Ali Ahmetin në spital. Ka qenë vetë kreu i BDI-së, Ahmeti që postoi fillimisht një foto në “Facebook” ku shkruante se edhe pse në kushte të paparashikuara, ai u takua sot me Ilir Metën, që e cilësoi mik të vjetër.

Pasi takoi Ali Ahmetin, Ilir Meta në një prononcim për mediat u shpreh se nuk mund të ikte pa takuar mikun e tij.
Sinc meta
Duke mos dashur të futej në çështje politike, Meta shtoi sendan të njëjtin mendim me Ahmetin sa i takon angazghimit të BDI-së dhe faktorit shqiptar për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.
(Video: Pamje nga vendi i aksidentit)
Zëdhënësi i BDI-se flet per A1 Report: Ja si ndodhi aksidenti
Sipas zëdhënësit të BDI-së, aksidenti ndodhi në në pikëpagesat në rrugën Gostivar-Tetovë. Sipas tij, automjeti me të cilin udhëtonte Ahmeti është përplasur me shtyllat e betonit të pikëpagesës për të shmangur aksidentimin me një makinë tjetër. Kreu i BDI-së Ali Ahmeti ishte nisur nga Kërçova, që është edhe vendlindja e tij në drejtim të Shkupit ku do të zhvillohej takimi me Metën, ndërsa menjëherë pas aksidentit ai u dërgua për mjekim në spitalin e Tetovës ku më tej do të ndjekë mjekim në shtëpi.
/Shqiptarja.com

VIDEO