Një autoambulancë ka humbur kontrollin duke u përplasur me një makinë dhe përfunduar në një grumbull inertesh, ku si pasojë ka humbur jetën një person, i cili po shoqëronte nënën në spital.

Viktima është Afrim Dani, djali i të sëmurës e cila po transportohej me urgjencë në gjendje të rëndë në Shkodër nena 84-vjeçarja qe ka shpëtuar nga aksidenti dhe është dërguar në spitalin e Shkodrës, ndërsa djali i saj fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Njoftimi për aksidentin
Me datë 01.12.2017, rreth orës 15:10 është  marre njoftim se në Milot ka nje aksident.

Menjehere në vendngjarje kanë mbërritur sherbimet policore që kanë konstatuar se Ambulanca e Burrelit me targa AA948DH me drejtues shtetasin Q.B, ku brenda ka pasur drejtuesin e mjetit, një te sëmurë dhe një shtetas tjeter që shoqeronte të semuren, ka humbur kontrollin dhe për pasoje është perplasur lehte me mjetin  me targa BGA006 si dhe me pas ka dale nga rruga duke u perplasur me një grumbull inertesh dheu.

Për pasoje është dëmtuar shoqeruesi i të semures shtetasi A.D. 42 vjec  i cili ka humbur jeten rruges kur po transportohej për në Spitalin e Traumes. Ndësa shtetesja S.D.84 vjeçe, është nisur për tek spitali i Shkodrës pasi aty ishte planifikuar per tu trajtuar nga ana shendetesore.

Nga mjeti tjeter me targa nuk ka të lenduar ne njerez vetem dëme të lehta materiale.  Drejtuesi i ambulances është shoqeruar në Komisariatin e Policise Kurbin për veprime të metejshme.

Grupi hetimor  në bashkepunim me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Kurbin ndodhen në vendngjarje dhe po punojne për zbardhjen e plote të shkaqeve të aksidentit.

ambulanca
Pamjet nga aksidenti