TIRANE - Nënkryetarja e Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe dy të rinj të tjerë të forumit, janë përfshirë në një aksident rrugor teksa udhëtonin drejt Vlorës për të shpërndarë ndihma ndaj familjeve të prekura nga përmbytjet. Aksidenti u shënua paraditen e kësaj të diele në aksin Kamëz-Tapizë ku të plagosur krahas këngëtares Greta Koçi, mbetën edhe të rinjtë Arsen Zenelaj dhe Melita Moho. Ne fakt lajmi se te rinjte e FRPD-se do të udhëtonin drejt Vlorës u dha nga lideri demokrat Basha, edhe pse për të shkuar në jug të vendit, nuk kalohet fare në këtë aks. Mbetet ende mister destinacioni i udhëtimit të Greta Koçit dhe të rinjve të tjerë të Forumit që u aksidentuan.

Fuoristrada e kengetares Greta Koçi me te cilen udhetonin te rinjte u perplas me nje ford te kuq. Pas aksidentit ata u dërguan në Spitalin e Traumës ku nga bluzat e bardha mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën dhe se kanë marrë dëmtime të lehta. Kengetarja Greta Koçi nga përplasja ka pësuar dëmtime në kokë dhe në mjekër.

Policia nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti me tre të lënduar.
aksidenti i greta kocit
aksidenti i greta kocit

Ora 20:20 Maliqi viziton të aksidentuar, foto e Greta Koçit në spital
Ish-deputeti demokrat Lefter Maliqi, ka vizituar në spital nënkryetaren e FRPD-së Greta Koci dhe dy të rinjtë e tjerë të Partisë Demokratike të cilët u aksidentuar me makinë ndërsa ishin nisur për të çuar ndihma në Novoselë. Në profilin e tij zyrtar në Facebook, Maliqi ka publikuar foto të këngëtares Koçi të shtruar në spitalin e Traumës, ndërsa është vizituar prej tij.
 
Pas Aksidentit të të rinjve demokratë të cilët po udhëtonin për të ndarë ndihma në zonat e përmbytura! Vizitë tek spitali i Traumës (Ushtarak). I uroj shërim të shpejt!”, -shkruan Maliqi në Facebook.

greta koci

greta koci
aksidenti greta koci

Ora 18:00
Basha: Krenar per te rinjte e FRPD, sherim te shpejte Gretes

Lideri demokrat Lulzim Basha përmes një statusi në rrjetin social Facebook i ka uruar shërbim të shpejtë Greta Kocit dhe dy të rinjve që u përfshinë në aksident. Ai thotë se të rinjtë e FRPD-së janë krenaria e të gjithë demokratëve, duke iu referuar ndihmave që ata shpërndanë për familjet e prekura nga përmbytjet që përfshinë jugun.
 
“Forumi Rinor i Partise Demokratike, krenaria dhe shpresa jone! Edhe sot te rinjte e Forumit Rinor te Partise Demokratike shperndane ndihma ushqimore, ujë të pijshëm, dhjetra krevatë portativë si dhe baze ushqimore për bagëtinë ne zonat e permbytura. Falenderim dhe mirnjohje per te gjitha ata qe kontribuan per banoret e zonave te permbytura. Falenderime te perzemerta per sipermarresit, fermeret dhe qytetaret e Kosoves qe vazhdojne te kontribojne me ndihma. Mirenjohje dhe krenari per te rinjte e FRPD te cilet sot nuk i ktheu nga rruga as aksidenti. Greta, Arseni dhe Enea u aksidentuan sot ndersa ishin nisur per te cuar ndihma ne zonat e permbytura por fatmiresisht jane jashte cdo rreziku sic me konfirmuan mjeket gjate vizites ne spital. Une ju uroj sherim te shpejte Gretes, Arsenit dhe Eneas dhe ju shpreh nga shpirti mirenjohjen dhe krenarine time e te gjithe demokrateve te rinjve te FRPD!”, shkruan Basha.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)