TIRANË- Vizita e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës në Tiranë, Albin Kurti është shoqëruar me një incident.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se makina me të cilën udhëtonte Kurti është përplasur në autostradën Tiranë- Durrës me makinën e patrullës që e shoqëronte. Fatmirësisht nga përplasja nuk ka pasur të lënduar, por dëme materiale.
Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë VV-ja.
"Sonte makina e Kryetarit të Lëvizjes Albin Kurti u aksidentua në një ndeshje zinxhirore të lehtë në Shqipëri kur po shkonte për te festa e fitores në Tiranë. Gjithçka është në rregull dhe asnjë njeri nuk është i lënduar. Aktivitetet vazhduan sipas axhendës dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim", njofton VV.
Për shkak të dëmtimeve, Kurti ka mbërritur në Tiranë me makinën e patrullës së policisë.