LEZHE-Një 34-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi makina me të cilën po udhëtonte është aksidentuar duke rënë nga ura. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në zonën malore të Kalivacit.
Viktima është Tonin Ndreca, ndërsa nga kontrolli i makinës u zbulua se ishte e mbushur me 80 kg kanabis. Makina ishte nisur nga fshati Kaçinar i Mirditës drejt Lezhës, ndërsa Ndreca ishte i vetëm.
34-vjeçari sipas të dhënave të para ka humbur kontrollin e automjetit tip ‘Benz’ në terrenin e thyer malor nga nxitimi për të arritur sa më shpejt në destinacion, pasi kishte ngarkesën me kanabis.
Ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të shkuar në gjurmët personave të tjerë që ishin në rrjetin e trafikut të drogës.