LUSHNJË - Një 50-vjeçar nga Lushnja ka mbetur i vdekur mesnatën e djeshme në një aksident rrugor në autostradën Lushnjë-Tiranë.

Kalimtarë të rastit kanë konstatuar se një person dergjej i vdekur në anë të rrugës dhe menjëherë kanë njoftuar policinë. Kjo e fundit ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 
Sipas informacioneve të marra pranë komisariatit mësohet se 50-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me biçikletë në momentin që është përplasur nga një mjet.
Drejtuesi i mjetit nuk ka qëndruar në vendngjarje dhe identiteti i tij ende nuk dihet. Personi i aksidentuar mësohet të jetë shtetasi me inicialet N.B nga Lushnja.
 
Vetëm gjatë fundjavës në autostradën Lushnjë-Tiranë kanë ndodhur tre aksidente, ku 1 person ka gjetur vdekjen dhe 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)