Rreth orës 18:00 të ditës së sotme kryetari i Komunës së Podujevës, njëkohësisht dhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu është përfshirë në një aksident automobilistik.
Veliu ka qënë duke duke lëvizur me automjetin e tij tip "Toyota", ku në afërsi të fshatit Progovc ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një kanal buzë rrugës.
Nga ky aksident Agim Veliu ka shpëtuar pa lëndime serioze, ndërsa makina e tij është demtuar në masë të konsiderueshme.
Komento