Aksidentohet Samanta Karavella
përplaset me një kamion ushtrie
Pasditen e së shtunës rreth orës 17:00 këngëtarja Samanta Karavella, e cila ishte në makinën e saj “Citroen” me targa AA339NJ, është përplasur me një kamion ushtrie. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Bibliotekës Kombëtare, por vetë këngëtarja nuk është dëmtuar fizikisht.
Pasditen e së shtunës rreth orës 17:00 këngëtarja Samanta Karavella, e cila ishte në makinën e saj “Citroen” me targa AA339NJ, është përplasur me një kamion ushtrie.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Bibliotekës Kombëtare, por fatmiresisht vetë këngëtarja nuk është dëmtuar fizikisht.
Portali “Iconstyle” ka siguruar foto nga aksidenti ku këngëtarja shqiptare shfaqet në këmbë në derën e parë, por me fytyrë të kthyer nga aparati.
Si pasojë e përplasjes automjeti me të cilin ajo po udhëtonte ka pësuar dëme në pjesën e përparme. Samanta Karavella ka qenë duke udhëtuar e vetme në makinë.
Ajo shfaqet e veshur “casual”, me streçe, xhaketë lëkure dhe atletet, prej të cilës nuk mund të kuptojmë se këngëtarja po lëvizte për ndonjë koncert të mundshëm.
Ngjarja para dy diteshNjë automjet i ushtrisë është përplasur me makinën e një qytetari pasditen e se shtunes. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, në zonën pas Pallatit të Operas dhe Baletit.
Makina e tipit Citroen dhe kamioni i ushtrisë kanë hyrë në të njëjtën kohë në kthesën pas Pallatit të Operas, në rrugën “Ludovik Shllaku” dhe si pasojë janë përplasur. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Në pjesën e përparme të kamionit të Ushtrisë, vërehet flamuri anglez, si dhe targat e këtij shteti.
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
6/2
Sondazhi i ditës:
PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
23.1%
-
Të gabuar
68.6%
-
Nuk e di
8.3%
Vota total: 1982
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spitali i ri ditor në QSUT, Rama: Lehtësohet fluksi në spitalin qëndror
30 Shtator, 15:01
-
Kryeministri serb: Sulmi në Banjskë nuk duhet të ndodhte
30 Shtator, 14:50
-
SKEDA/ Kush është Ilir Proda, i propozuar për drejtor të Policisë së Shtetit! Dhjetë vite me ngjitje, nga shef i Komisariatit nr. 2, në kryepolicin e Elbasanit
30 Shtator, 14:45
-
Papa Françesku dënon ashpër abortin e fëmijëve: Mjekët që e kryejnë këtë procedurë janë vrasës
30 Shtator, 14:26
-
‘Muaji vendimtar i vitit’ Ndryshime drastike në Tetor /Jorgo Pulla paralajmëron, vëmendje!
30 Shtator, 14:24
-
Uragani ‘Helene’ në SHBA/ Rritet bilanci i viktimave, 90 të vdekur, miliona shtëpi pa energji elektrike
30 Shtator, 14:13
-
Gara për kreun e ri të Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm propozon Ilir Prodën! Emri në zyrën e kryeministrit Rama
30 Shtator, 14:04
-
Basha ngre çështjen 'Salianji' në Këshillin e Europës në Strasburg: Të çojmë përpara vetting-un në politikë, të bllokuar nga mazhoranca
30 Shtator, 13:59
-
NATO dislokon trupa në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut: ARF-ja do ofrojë mbrojtje në skenare të ndryshme!
30 Shtator, 13:58
-
Studimi: Gjumi i pakët në shtatzëni mund të lidhet me rrezikun e lartë të zhvillimit të vonesave tek fëmijët
30 Shtator, 13:38
-
Gati aplikimi për Vjosën si pjesë e UNESCO-s, Kumbaro: Krenarë për gjithë punën e bërë, një kontribut i gjithë shoqërisë shqiptare
30 Shtator, 13:31
-
Gjukanoviçi merr shumicën e votave në Podgoricë, mbetet i paqartë formimi i pushtetit vendor në kryeqytetin e Malit të Zi
30 Shtator, 13:22