Shembet masivi i kromit, vdes në Bulqizë minatori 52-vjeçar

Shembet masivi i kromit, vdes në Bulqizë minatori 52-vjeçar

Minatori 52-vjeçar, Sazan Deda ndërroi jetë teksa punonte në minierën e kromit në Bulqizë. Aksidenti i rëndë në punë ka ndodhur paraditen e kësaj të marte në zonën minerare nr 41, me administrator Ardjan Ramën.

Burime për Report TV thanë se Deda ka qenë duke punuar për nxjerrjen e materialit të kromit, dhe gjatë punës, në rrethana ende të paqarta është shembur një masiv kromi duke e zënë poshtë 52-vjecarin.

Kolegët kanë arritur ta nxjerrin trupin e pajetë pas dy orësh. Sipas informacione nga grupi hetimor janë shoqëruar dhe po merren në pyetje dy drejtuesit teknikë të galerisë nr. 41.  Ndërsa policia e Dibrës përmes një njoftimi të shkurtër njoftoi vetëm vdekjen e minatorit.

"Në një subjekt minerar në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasi S. D., rreth 52 vjeç,(minator). Grupi hetimor ndodhet  në vendngjarje po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes", njofton shkurtimisht policia e Dibrës.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit