Një 14-vjeçare është aksidentuar mesditën e sotme në fshatin Shalës të Cërrikut nga një motomjet që drejtohej nga një 18-vjeçar pa leje drejtimi. Pas aksidentit, i riu dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes, por është identifikuar dhe arrestuar më pas nga policia.
Ngjarja ndodhi rreth orës 13:10. Sipas policisë, 18-vjeçari A. N., banues në Belsh, po drejtonte motomjetin pa leje drejtimi kur aksidentoi të miturën.
Pas largimit të tij nga vendi i aksidentit, shërbimet e policisë nisën kërkimet dhe arritën ta identifikonin, lokalizonin dhe kapnin.
Ndërkohë, 14-vjeçarja është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
18-vjeçari u arrestua për “Shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimin nga vendi i aksidentit”, ndërsa materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë i Policisë
"Aksidentoi një 14-vjeçare me motomjetin që drejtonte pa leje drejtimi dhe u largua nga vendi i aksidentit, identifikohet dhe arrestohet 18-vjeçari. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 18 vjeç, banues në Belsh, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Ky shtetas dyshohet se sot, rreth orës 13:10, në fshatin Shalës, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka aksidentuar një 14-vjeçare dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i 18-vjeçarit. Ndërkohë, 14-vjeçarja është transportuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme"
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë










Komente
Komento