Aksidentoi këmbësoren dhe u largua nga vendi i ngjarjes, lihet në burg 46-vjeçari në Vlorë

Aksidentoi këmbësoren dhe u largua nga vendi i ngjarjes, lihet në burg 46-vjeçari në Vlorë

Pamje nga vendngjarja

Gjykata e shkallës së parë në Vlorë ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Arlind Lagjin i cili ditën e hënë në datën 20 mars shkaktoi dy aksidente të njëpasnjëshme në rrugën Transballkanike duke lënë të plagosur dy persona të moshës 66 dhe 63 vjec.

Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg teksa gjyqtarja e kësaj cështjeje Dorina Stroka e ka pranuar këtë kërkesë.
Arlind Lagji drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe aksidentoi një këmbësore e më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Drejtuesi i mjetit u mundua të largohet me shpejtësi nga vendi ngjarjes ndaj ka shkaktuar aksidentin e dytë duke përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. C., 63 vjeç, i cili është plagosur.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet